Njoftohen studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë se, në kuadër të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, do të zhvillohet procesi i vlerësimit të pedagogëve, lëndëve dhe programeve të studimit.
Procesi realizohet përmes pyetësorëve elektronikë, të administruar nga Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në fund të çdo semestri, përmes kodit QR (Microsoft Teams), pa praninë e pedagogut dhe me garantimin e anonimatit të plotë.
Në këtë proces përfshihen gjithashtu studentët e vitit të tretë Bachelor dhe vitit të dytë Master, për vlerësimin e programeve të studimit.
Faleminderit për bashkëpunimin!
Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë .