Njoftohen studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë se ka nisur procesi i vlerësimit Pedagog/Lëndë dhe Program Studimi, në kuadër të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.
Vlerësimi realizohet përmes pyetësorëve, të cilët plotësohen në fund të çdo semestri (dhjetor–janar dhe prill–maj), përmes kodit QR (platforma Microsoft Teams), pa praninë e pedagogut dhe me anonimat të plotë.
Gjithashtu, studentët e vitit të tretë Bachelor dhe vitit të dytë Master do të plotësojnë pyetësorin për vlerësimin e programeve të studimit.
Faleminderit për bashkëpunimin!
Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë .