Viti akademik 2022–2023: Për Sigurimin e brendshëm të cilësisë


Njoftohen të gjithë studentët e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë se do të nisë për herë të parë procesi i vlerësimit Pedagog/Lëndë/Program Studimi, në dobi të Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

Ky proces realizohet përmes plotësimit të pyetësorëve të vlerësimit, të cilët do të shpërndahen në auditorë nga përfaqësues të Zyrës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë.

Ky proces do të zhvillohet në fund të çdo semestri, konkretisht gjatë muajve dhjetor–janar dhe prill–maj të çdo viti akademik. Prandaj, ftohen studentët të bashkëpunojnë në plotësimin e pyetësorëve, që do të administrohen nga përfaqësuses të Zyrës së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë të Fakultetit, përmes kodit QR (platforma Microsoft Teams) dhe shpërndahen pa praninë e pedagogut. Plotësimi i pyetësorëve garanton anonimat të plotë për studentët.

Pyetësorët janë pjesë e “Paketës së Instrumenteve të Cilësisë”, të miratuara nga Senati i Universitetit të Tiranës më 23.12.2020.

Përveç pyetësorëve për vlerësimin pedagog/lëndë, do të aplikohet edhe pyetësori për vlerësimin e rogrameve të studimit për studentët në largim, konkretisht për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe vitit të dytë Master, me qëllim mbledhjen e të dhënave mbi cilësinë e arsimimit dhe nivelin e përgatitjes akademike të ofruar nga Fakulteti.

Faleminderit për bashkëpunimin!

Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë në FHF


Më të fundit

Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Sigurimi i Brendshëm i Cilësisë .

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara