Vendim për detyrat funksionale të zv.dekanëve
Me qëllim që stafi, studentët dhe kushdo tjetër të mund të adresojë saktë dhe shpejt të gjitha çështjet që lidhen me procesin mësimor-shkencor dhe veprimtaritë e tjera në FHF,
vendosa:
të përcaktoj detyrat funksionale të zëvendësdekanëve dhe të autorizoj përmbushjen e tyre nga secili si vijon:
1. Dr. Agron Gjekmarkaj:
– kujdesin për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe shkencor në Departamentin e Gjuhës, Letërsisë, Gazetarisë dhe Komunikimit;
– marrëdhëniet me mediat, njësitë kryesore të UT-së dhe institucionet partnere;
– kujdesin për mirëfunksionimin e Bibliotekës së FHF-së dhe Degës IT.
2. Dr. Andi Pinari:
– kujdesin për mbarëvajtjen e punëve në Departamentin e Gjeografisë, Historisë, Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore;
– vlerësimin e brendshëm dhe akreditimin;
– çështjet e statusit të pedagogut dhe të stafit ndihmës akademik;
– kujdesin për Sekretarinë Mësimore dhe mirëfunksionimin e Sistemit Informatik.
3. Dr. Elsa Skënderi (Rakipllari):
– marrëdhëniet me studentët (organizimet, këshillimi, mobiliteti, veprimtaritë kulturore dhe sportive, pranimet, transferimet, çrregjistrimet etj.);
– projektet kërkimore-shkencore;
– veprimtaritë botuese dhe promovuese në nivel fakulteti.
– Ky vendim, që hyn në fuqi menjëherë, i bëhet i ditur të gjitha strukurave të FHF-së
D E K A N
Prof. dr. Sabri LAÇI
Kliko këtu për vendimin e plotë
Leave a Reply