Vazhdon implementimi i “CleanScore” në FHF
Në kuadër të planit për zbatimin e “CleanScore” në të gjitha fakultetet e Universitetit të Tiranës, në datën 16 Shtator 2019 është zhvilluar një takim me Zv. Dekanin e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. As. Dr. Ermal Baze. Gjatë këtij takimi u shpjegua në mënyrë të hollësishme projekti dhe plani për implementimin në këtë fakultet. Z. Baze shprehu gatishmërinë e tij për të zbatuar projektin duke hapur rrugën e bashkëpunimit të mëtejshëm të “CleanScore” me stafin pedagogjik të këtij fakulteti.
‘CleanScore” është projekt i mbështetur nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF). Ky projekt ka filluar implementimin e tij në vitin 2016 dhe synon shtrirjen në të gjitha universitetet e Shqipërisë deri në vitin 2024.
“CleanScore” ofron për pedagogët dhe studentët:
- Korrigjimin e automatizuar të provimeve me alternativa
- Përkthimin e teksteve akademike ndërkombëtare në fushën e ekonomisë dhe edukimit
- Përpunimin e të dhënave për studime/pyetësorë/anketime të pedagogëve dhe studentëve.
Në vitin akademik 2018-2019, për herë të parë në këtë fakultet u zhvilluan dy provime me “CleanScore”: Metodika e Gjeografisë me Prof. Dr. Romeo Hanxhari-n dhe “Historia e Feve Botërore” me Prof. Dr. Ilira Sulo. Rezultatet e provimeve u dërguan në kohë rekord së bashku me raportet statistikorë që tregojnë performancën e studentëve.
Implementimi i “CleanScore” në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë do të vazhdojë më tej duke mundësuar korrigjimin e sa më shumë provimeve. Në agjendën e takimeve me stafin pedagogjik janë zhvilluar për vitin e ri akademik takime me departamentet e tjera të fakultetit duke mundësuar një shtrirje të plotë dhe mundësi përdorimi për të gjithë pedagogët dhe studentët.