3.11.2025

Vazhdojnë trajnimet e Zyrës së Karrierës së Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë!


Për të ofruar shërbime gjithnjë e më cilësore për studentët, stafi i Zyrës së Këshillimit të Karrierës mori pjesë në një trajnim të dedikuar Manualit të Karrierës dhe rrjetëzimit me zyrat paralele të UT-së dhe universiteteve të tjera në vend.

Qëllimi i trajnimit ishte përmirësimi i aftësive këshilluese dhe përshtatja me nevojat e tregut të punës, në mënyrë që çdo student të ketë mbështetjen e duhur për ndërtimin e karrierës së tij. Ky është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së profesionalizmit dhe forcimit të lidhjes mes universitetit dhe tregut të punës.

Në këtë trajnim morën pjesë këshillueset e karrierës së Universitetit të Tiranës, si edhe përfaqësues nga universitete të tjera në vend.

Aktiviteti u organizua nga RisiAlbania, duke krijuar një hapësirë bashkëpunimi dhe shkëmbimi përvojash mes institucioneve të arsimit të lartë.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara