Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024
Universiteti i Tiranës ka hapur thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Studimeve të Mesinës, në Itali në kuadër të programit Erasmus +, për studentët, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024
📌Llojet e mobilitetit përfshijnë:
▫️Shkëmbimin e studentëve për studime;
📌Nivelet e mobilitetit për studentët:
▫️Bachelor;
▫️Master;
▫️PhD;
📌Kohëzgjatja e bursave:
▫️6 muaj;
📌Fushat e studimit:
▫️Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Studimeve i Mesinës klikoni në linkun:
https://international.unime.it/study-us/bachelors-degrees
📌Bursat përfshijnë:
▫️Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët);
▫️Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
👉Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/…/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
📎Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
📌Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët:
▫️CV (në gjuhën angleze /italiane);
▫️Kopje e Pasaportës;
▫️Vërtetim studenti (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze / italiane);
▫️Vërtetim student i nivelit actual të studimit (në gjuhën shqipe dhe të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
▫️Listë notash e nivelit aktual dhe të mëparshëm të studimit (të përkthyera në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/ italiane);
▫️Letër Motivimi (në gjuhën angleze / italiane);
▫️Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht / Italisht, në varësi të programit të studimit);
▫️Application form, sipas linkut:
https://international.unime.it/…/APPLICATION%20FORM…
▫️Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin pritës lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +.
👉Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
https://unitir.edu.al/…/Learning_agreement_for_studies…
ℹ️Afati për aplikim: 16 Nëntor 2023
📎Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al.
👉Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al.
😀Universiteti i Tiranës ju uron suksese në aplikim!
#universitetiitiranës
#fhfut
#erasmus