Udhëzues për praktikën mësimore për ciklin e dytë Master profesional, dega Gjuhë Letërsi

Praktika mësimore e studentëve të degës gjuhë- letërsi do të zhvillohet në semestrin e dytë të  vitit të dytë të studimeve të nivelit  “Master  Profesional”, nga data 10 mars deri 19 maj 2025. 

Praktika pedagogjike realizohet në dy formate:

  • Praktikë pasive  – e cila do të shtrihet në dy javët e para, pra mes datave 10 – 22   mars (një javë në shkollën nëntëvjeçare dhe një javë në shkollën e mesme.)
  • Praktikë aktive – e cila do të zhvillohet në të gjitha javët në vijim deri në më datë 19 maj.
  • Praktika do të zhvillohet nga dita e  hënë deri ditën e enjte. Ditën e premte studentët do të jenë në fakultet për të zhvilluar mësim për lëndët e parashikuara për këtë semestër në planin mësimor.
  1. PRAKTIKA PASIVE
  • Gjatë praktikës pasive studentet do të vëzhgojnë orë mësimi, 2  orë në ditë, dhe do të mbajnë shënime  në bllok mbi  probleme të  mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe të letërsisë.
  • Përveç vëzhgimeve në orë mësimi studentët do të  qëndrojnë  pranë shkollave ku do të kryejnë  praktikat edhe për çështje studimore që lidhen me temat e mbrojtjes së  diplomave, të cilat lidhen me mësimdhënien dhe nxënien e nxënësve në nivele të ndryshme.
  • Studentët sipas interesit kërkojnë dhe gjejnë problematika për kërkime të natyrës studimore dhe të mësimdhenies.

 

  • Në shkollat ku kryhet praktika pasive, duhet / mund të  kryhet edhe praktika aktive.
  • Gjatë praktikës pasive studentët në bllokun e shënimeve duhet të dokumentojnë me firmën e  mësuesit të lëndës ditët që ata kanë frekuentuar këto praktika. Kjo gjë vlen edhe për praktikat
  • Shkollat ku do të ndiqen praktikat duhet të jenë të miratuara nga Drejtoria Arsimore e rrethit/Zyra arsimore, pas dorëzimit të shkresës së fakultetit për pranimin e studentëve dhe miratimit prej tyre.
  • Studentët mund të japin mësim edhe gjatë praktikës pasive  nëse e ndjejnë veten te gatshëm dhe me miratimin e mësuesit që e monitoron dhe që e ndihmon për parapërgatitjen e tij për mësimdhënie.
  • Për çdo orë mësimi të vëzhguar mbahen shënime nga mësuesi mentor sipas formatit:

 

Hapat Tema/Veprimtaritë e mësuesit Veprimtaritë e nxënësit Vlerësimi juaj
1

 

  • Në përfundim të praktikës pasive studentët do të dorëzojnë  bllokun e shënimeve, të firmosur nga mësuesi dhe drejtori i shkollës, ku është kryer kjo praktikë.
  • Çdo student do të dërgojë në rrugë elektronike në adresat e laboranteve të departamenteve të gjuhës ose të letërsisë (sipas profilizimit) orarin e mësimit të shkollave ku po kryejnë këto praktika (pasive /aktive).

– laborantja e departamentit të letërsisë:

  znj. Bibika Zhilla,  email: bibika.zhilla@fhf.edu.al

– laborantja e departamentit të gjuhës:

   znj. Alba Peza, email: albapeza19@gmail.com

  • Shkollat për praktikë mund të zgjidhen nga vetë studentët në bashkëpunim edhe me DAR/ZVA.

 

  1. PRAKTIKA AKTIVE
  • Praktika aktive do të zhvillohet në javët në vazhdim pas praktikës pasive.
  • Praktika aktive kryhet në shkolla të arsimit nëntëvjeçar dhe të mesëm.
  • Studentët duhet të jenë të vendosur pranë një mësuesi të gjuhës shqipe dhe  letersisë  në shkollat ku do të kryejnë praktikat.
  • Studentët do të mbajnë fletore ditari të cilën duhet ta dorëzojnë në departament për të gjitha orët që do të japin mësim.
  • Fletojra e ditarit është dokument i rëndësishëm për vlerësimin e
  • Vlerësimin nga shkollat ku kryhet praktika do ta marrin nga mësuesit që i monitorojnë gjatë kryerjes së praktikës aktive.
  • Studentët do të marrin dy vlerësime, një nga shkollat nëntëvjecare dhe një nga shkollat e mesme.
  • Për fazën e praktikës pasive do të marrin vetëm konfirmin për ndjekje të mësimdhenies sipas kërkesave të vendosura nga fakulteti në fletoret e shënimeve nga mësuesi dhe drejtoria e shkollës.
  • Gjatë praktikës aktive studentët duhet të jenë prezent në shkollë çdo ditë dhe duhet të japin mësim 1-3 orë në ditë, (deri në 12 orë në javë).
  • Orët të cilat do të japin mësim duhet t’i dokumentojnë përmes fletores së ditarit, të cilën si bashku me vlerësimin përfundimtar nga mësusi dhe drejtori i shkollë  duhet ta paraqesin në departamentin e gjuhës shqipe ose të letërsisë.
  • Formati i fletës së vlerësimit pasi plotësohet nga mësuesi, udhëheqës i praktikës firmoset edhe nga drejtori i shkollës, ku është kryer praktika.
  • Lidhja me pedagogun e ndjekjes së praktikës në rrugë elektronike për të përcaktuar ditët në të cilat ai do të bëjë vëzhgime në mësimdhënien e studentit.
  • Studenti duhet të njoftojë për ditën që do të presë pedagogun përgjegjës për ndjekjen e një ore mësimi të zhvilluar prej tij.
  • Pedagogët që ndjekin praktikën pedagogjike të studentëve janë:

 

 

  • Çdo të premte, ora 11:00-14:00 , studenti mund të takohet me pedagogët përkatës për probleme të ndryshme që lidhen me praktikën.
  • Në përfundim të praktikës, brenda 7 ditëve duhet të dorëzohet në departamentet përkatëse i gjithë dokumentacioni i praktikës, sipas udhëzimeve të dhëna në këtë udhëzues. Çdo vonesë vështirëson vlerësimin tuaj.

 

  1. FLETA E VLERËSIMIT

Mësuesit dhe drejtori i shkollës në përfundim të praktikës pedagogike duhet të vlerësojë arritjet e studentit përmes tabelës së mësposhtme. Kjo vlen si për drejtuesit dhe mësuesit e shkollës nëntëvjeçare ashtu edhe për shkollën e mesme.

Modeli i fletës së vlerësimit është si më poshtë:

 

  1. FLETË  VLERËSIMI

 

Shkolla: ___________________________________

Mësuesi: __________________________________

Studenti: __________________________________                                                                 Drejtori i shkollës

____________________________

Gjatë periudhës  _____________________ studenti_________________________ ka kryer praktikën mësimore pranë shkollës sonë dhe ka marrë vlerësim për orët e mësimit  si më poshtë:

( Duhet të vlerësohen  20 orë mësimi: 10 në arsimin nëntëvjeçar (kl. 6-9) dhe 10 orë mësimore në arsimin e  mesën (kl. 10-12).

Çdo komponent i mesimdhënies i përfshirë në këtë tabelë do të  vlerësohet me notë (5-10).

orët Tema  e mësimit  Plan ditari Saktësia shkencore Metodat Komunikimi Menaxhimi Vlerësimi Përfundimi
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10

 

Vlerësime të përgjithshme mbi student-i/en:

_____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________

___________________________________________________________________________________________

____________________________________________________

 

Ky udhëzues është miratuar për departamentet përkatëse nga:

 

Përgjegjës i Departamentit të Gjuhësisë            Përgjegjës i Departmentit të Letërsisë

Prof. dr. Dhimitri Bello                                          Prof. dr. Persida Asllani

 

Zv. Dekan

Prof. asoc. dr. Edlira Tonuzi-Macaj

 

 

Shpërnda lajmin: