8.5.2026

Tryezë e rrumbullakët ndërkombëtare pune në Departamentin e Gjeografisë të FHF – UT


Në kuadër të një vizitë 10 ditore studimore në terren të një grupi prej 9 Doktorantësh dhe 4 profesorësh të Universitetit të Pécs, mbështetur nga programi Pannonia, nën kujdesin e profesorëve Romeo Hanxhari, Sokol Axhemi, Sonila Sinjari, të Universitetit të Tiranës, dhe Péter Reményi dhe Norbert Pap të Universitetit të Pécs, Hungari, në datën 11 Maj 2026 në mjediset e FHF – Departamenti i Gjeografisë, do të mbahet aktiviteti “Round Table Discussion” me titull “Regional - Development - Political - Geography” me focus në metodikën e studimit në terren dhe bashkëpunimin afatgjatë mes dy Departamenteve. Ftohen të gjithë kolegët e interesuar të FHF të bëhen pjesë.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara