Në kuadër të projektit Erasmus+ midis Departamentit të Gjeografisë të FHF të Universitetit të Tiranës dhe Institutit IGARUN të Universitetit të Nantës (Francë), hapet kjo thirrje për shfaqje interesi për studentët të cilët në vitin akademik 2026-2027 do të jenë në vitin II Master, për të përfituar një periudhë studimi 9 mujore të paraprirë nga një periudhë 1-2 mujore e përforcimit të gjuhës Frënge, përkatësisht në muajt Shtator 2026 – Qershor 2027. Mundësitë janë deri në dy bursa të këtij lloji për vitin akademik 2026-2027.
Klikoni këtu për faqen zyrtare e IGARUN
Bursa është Erasmus+, ndërsa shpenzimet e udhëtimit rimbursohen më vete. Strehimi bëhet në kampusin e Universitetit të Nantës, dhe ushqimi garantohet me çmime të reduktuara në restorantet universitare. Po ashtu, për studentët e kategorizuar tek shtresat në nevojë (papunësi apo aftësi ndryshe e prindërve, të ardhura të ulta, etj) bursa mujore shtohet me +20%.
Thirrja vlen në rradhë të parë për studentët Master të Gjeografisë pavarësisht nga orientimi i studimit, por vlen edhe për cdo student Master të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë të UT-së që mund të jetë i interesuar për studime ndërdisiplinore me fokus në tematikat bregdetare.
Kushti i vetëm është që studentja/i deri në muajin Maj 2026 të jetë i pajisur me një diplomë të gjuhës Frënge në nivelin A2-B1, nga provimet zyrtare që zhvillohen në Tiranë dhe që janë të njohura nga sistemi arsimor Francez. Me mbërritjen në Nantë, përpara fillimit të vitit akademik, studentit i ofrohet të ndjekë falas dhe me bursë të plotë 1-2 muaj të përmirësimit të gjuhës frënge.
Studentët e interesuar luten të dërgojnë email në adresën gjeodepartamenti@fhf.edu.al deri në datën 31 mars 2026.
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .