Revista STUDIME ALBANOLOGJIKE, në pronësi intelektuale të Fakultetit të Hisorisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, e indeksuar me DOI, hap thirrjen për dërgimin e dorëshkrimeve për numrin 2 të revistës për vitin 2026.
Ky numër do të botohet në Dhjetor 2026.
Fushat kërkimore të revistës, në koherencë edhe me titullin e saj, janë:
arkeologji dhe trashëgimi kulturore, gazetari dhe shkenca komunikimi, gjeografi, gjuhësi, histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare, studime letrare, muzikologji, arte, dhe fusha të lidhura me to.
Të gjitha udhëzimet për autorët, dhe lidhur me politikat e revistës, gjenden të sqaruara në faqen e revistës https://studimealbanologjike.edu.al/al përkatësisht në linket https://studimealbanologjike.edu.al/autoret/al dhe https://studimealbanologjike.edu.al/procesivleresimit/al.
Dorëshkrimet duhet të dërgohen në adresën elektronike të revistës: studimealbanologjike@fhf.edu.al. Afati i fundit për dërgimin është 15.10.2026.
Revista STUDIME ALBANOLOGJIKE pranon artikuj shkencorë në shqip ose anglisht, dhe zbaton procedurën e “double peer review”. Me qëllim që të rrisë aksesueshmërinë e vet dhe njohjen në nivel ndërkombëtar, revista do t’u japë përparësi për botim artikujve të punuar në gjuhën Angleze.
UDHËZIME TË PËRGJITHSHME PËR AUTORËT
ORGANIZIMI I DORËSHKRIMIT
Dorëshkrimi duhet të përmbajë elementet e paraqitura më poshtë:
Titulli i artikullit
Emri i autorit
Institucioni i autorit (psh, Universitet) ose Statusi me tw cilin kwrkon botimin e artikullit (psh Doktorant)
Adresa elektronike zyrtare
Abstrakti: Duhet të jetë 300-450 fjalë, duhet të paraqitet edhe në shqip edhe në anglisht.
Fjalët kyç: Duhet të paraqiten 5 - 7 fjalë që të pasqyrojnë subjektin e punimit.
Dorëshkrimi Duhet të jetë midis 18 000 – 35 000 karaktere pa hapësirë
Referencat Sipas udhezimit që gjendet në faqen e revistës
FORMATI I DORËSHKRIMIT
Dorëshkrimi duhet të ketë 18 000 – 35 000 karaktere pa hapësirë, duke përfshirë këtu titullin, përmbledhjen, tekstin, bibliografinë etj. Dorëshkrimi duhet të shkruhet në Microsoft® Office Word (versioni i 2003-it ose ndonjë version i mëvonshëm). Dorëshkrimi duhet të ketë shënime në fund të faqes (footnotes), shënime në fund të dokumentit (endnotes), të vendosura automatikisht në mënyrë elektronike. Numri i faqes duhet të jetë i vendosur në këndin e poshtëm në të djathtë të faqes.
Titulli: (shqip dhe anglisht, shkronja kapitale, bold, Times New Roman, 12 pt.)
Emrat e autorëve: (shkronja kapitale, bold, Times New Roman, 12 pt.)
Institucioni, email: (shkronja normale, Times New Roman, 11 pt.)
Abstrakti: shqip dhe anglisht, tekst normal, Times New Roman, 10 pt.,
Fjalët çelës: shqip dhe anglisht, tekst normal, Times New Roman, 10 pt.)
Përmbajtja e dorëshkrimit: (Times New Roman 11 pt., Hapësira ndërmjet rreshtave: 1.0)
Modeli i shënimeve në fund të faqes (footnotes): bazuar në “Chicago Style”: Emri i autorit, Mbiemri; Artikulli i cituar i futur në mes thonjëzave; Vepra nga është shkëputur, kursive e pa thonjëza; Shtëpia botuese; Viti i botimit; Faqet nga është shkëputur citimi.
Shembuj:
Arshi Pipa, “Fshatari në letërsinë bashkëkohore”, në Letërsia shqipe: perspektiva shoqërore, Princi, Tiranë 2013, f. 172
Roland Barthes, “Rhetorics of the image”, Studime Albanologjike (Albanological Studies), 2/2023, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës, Tirana, 2023, p. 31-45
Formati i dorëzimit përfundimtar: Pas shqyrtimit të vërejtjeve nga autori, dorëshkrimi përfundimtar duhet dorëzuar edhe në versionin word, edhe në versionin pdf.
STUDIME ALBANOLOGJIKE është një revistë me redaktim të fshehtë të dyfishtë (double peer revieë), prandaj çdo dorëshkrim do t’i nënshtrohet procesit të redaktimit. Dorëshkrimi do të redaktohet nga dy redaktorë shkencorë, të cilët nuk do të dinë emrin/emrat e autorit/autorëve, dhe që do të japin vlerësimin e tyre në përputhje me standardet akademike të kërkuara. As autori/autorët nuk do të dinë emrat e redaktorëve. Vërejtjet e redaktorëve (nëse do të ketë) do t’i përcillen autorit të dorëshkrimit për të bërë korrigjimet e duhura. Autori duhet t’i marrë në konsideratë ose të argumentojë mosmarrjen në konsideratë. Vendimi përfundimtar lidhur me botimin e dorëshkrimit bëhet nga bordi editorial bazuar mbi raportin e vlerësimit të redaktorëve.
Më të fundit