THIRRJE PËR PJESËMARRJE NË KURSIN DHE SEMINARET NDËRDISIPLINORE

📢 Ndërthurja e identiteteve. Harmonizimi i politikave kulturore për integrimin evropian: Një rast studimor mbi Shqipërinë
Departamenti i Historisë i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë ju fton të merrni pjesë në kursin dhe seminaret ndërdisiplinore të organizuara në kuadër të projektit “Ndërthurja e identiteteve. Harmonizimi i politikave kulturore për integrimin evropian: Një rast studimor mbi Shqipërinë”, pjesë e iniciativës “Jean Monnet Actions in the field of Higher Education Teaching and Research”.
Ky kurs synon të promovojë dialogun akademik dhe ndërdisiplinor mbi politikat kulturore dhe rolin e tyre kyç në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Çfarë ofron ky kurs?
📌 Ligjërata ndërdisiplinore nga pedagogë dhe ekspertë të fushës.
📌 Seminare interaktive për thellimin e njohurive mbi politikat kulturore dhe strategjitë praktike për harmonizimin e tyre me standardet e BE-së.
📌 Certifikatë pjesëmarrjeje për të gjithë ata që përfundojnë me sukses kursin.
Kush mund të aplikojë?
✅ Studentët e Departamentit të Historisë dhe studentët e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë.
✅ Të gjithë studentët e interesuar në politikat kulturore dhe procesin e integrimit evropian.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin online në linkun e mëposhtëm:
[Apliko këtu…]
📅 Afati i aplikimit: 21 shkurt 2024
📍 Vendi i zhvillimit: Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë i Universitetit të Tiranës
📧 Për më shumë informacion, kontaktoni në:
andi.pinari@unitir.edu.al
Bashkohuni me ne për të eksploruar rolin e kulturës dhe politikave kulturore në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për të marrë një certifikatë të vlefshme që pasuron portofolin tuaj akademik!