Shtyhet afati për pjesëmarrje në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “HAPËSIRAT NDËRKUFITARE. DINAMIKA DHE SFIDA”

International Scientific Conference “TRANSBOUNDARY SPACES. DYNAMICS AND CHALLENGES”

Hapësirat ndërkufitare kanë qenë dhe mbeten në qendër të kërkimeve shkencore dhe debateve mbi politikat globale, zhvillimet sociale, ekonomike, mjedisore, ndërveprimet kulturore etj. Aktualisht, mbi bazën e ngjashmërive dhe interesave të përbashkëta që ato kanë, këto hapësira po sfidojnë dhe kapërcejnë kufijtë territoriale duke u konsideruar gjithnjë e më shumë si rajone kohezive që ofrojnë mundësi zhvillimi për komunitetet kufitare. Madje tashmë hapësirat ndërkufitare i kapërxejnë edhe kufijtë fizikë dhe shtrihen edhe në nënshtresat kulturore e virtuale të komuniteteve.Evidentimi i tërësisë së përmasave të një hapësire të sotme ndërkufitare, duke filluar me atë fizike, humane, kulturore, e virtuale, është detyrë edhe e Gjeografisë moderne. Nxjerrja në sipërfaqe dhe ekzaltimi i potencialeve ndërkufitare të shumëllojshme përbëjnë parakushtin për bashkëpunim dhe integrim ndërkufitar shumëdimensional. Këto të dyja shërbejnë si bërthamë dhe katalizatorë për integrim në shkallë të gjerë të të gjithë territoreve, cka është thelbësore për proceset integruese euro-atlantike për rajonin tonë. Politika dhe strategji të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm janë e ardhmja e integrimit të plotë.

Korpusi i metodave studimore të gjeografisë bashkëkohore e ezauron tërësisht një nevojë të tillë për analiza dhe strategji. Kjo është arsyeja pse  konferenca është e hapur për kontribute nga studiues të fushave të ndryshme si: gjeografi, histori, arkeologji, biologji, sociologji, marrëdhënie ndërkombëtare, trashëgimi kulturore, antropologji, gjithnjë duke patur në konsideratë dimensionin kërkimor të metodave të përbashkëta me Gjeografinë.

Fushat kërkimore

Komiteti Shkencor i Konferencës

Komiteti Ekzekutiv i Konferencës

Data të rëndësishme:

Dorëzimi i abstrakteve: 30 Tetor 2017

Njoftim për pranimin e abstrakteve: 10 Nëntor 2017

Zhvillimi i Konferencës: 01-02 Dhjetor 2017

Rregullat e abstraktit:

Abstrakti duhet të jetë i gjatë 250-300 fjalë, me shkrim Times New Roman 12, hapësira 1, justified. Titulli i kumtesës të shkruhet me gërma kapitale. Poshtë tij të shkruhen emri/at e autorit/ëve dhe në footnote të shënohen: institucioni dhe adresa e e-mailit për çdo autor. Abstrakti duhet të shoqërohet me 3-8 fjalë kyçe në fund.

Abstraktet duhet të dërgohen me e-mail në: conference.dep.geo@unitir.edu.al

Kliko këtu për formularin e aplikimit

Shpërnda lajmin: