Thirrje për bashkëpunim në Panairin e Punës


Dekanati i FHF-së ka vendosur që, në bashkëpunim me FGJH, të organizojnë Panairin e Punës, më datë 26.05.2022, ora 9:00-12:00, në oborrin e godinës së fakulteteve.

Panairi synon t’u krijojë institucioneve, kompanive, agjencive dhe OJF-ve ku punësohen dhe bëjnë praktikën të diplomuarit në FHF e FGJH, gjithë hapësirë e nevojshme për t’u prezantuar studentëve profilin e tyre, nevojat, mundësitë dhe  procedurat për punësimin, praktikat, intershipet dhe bashkëpunimet me interes të ndërsjellë.

Panairi do të jetë një rast i mirë që studentët dhe stafet akademike të njihen me subjektet publike dhe private, me të cilat bashkëpunojnë fakultetet, si dhe për shkëmbim informacioni midis palëve.

Janë njoftuar institucionet, agjencitë, kompanitë dhe OJF-të partnere për të marrë pjesë, duke dërguar në panair drejtuesit, përfaqësuesit dhe specialistët që mbulojnë çështjet e burimeve njerëzore, punësimit dhe praktikave, si dhe dokumentet prezantuese. Të mirëpritur në panair janë edhe subjekte të tjera që bashkëpunojnë me fakultetet tona, por që, për arsye teknike mund të mos kenë marrë ftesë.

Në dispozicion të subjekteve partnere, në oborr do të jenë vendosur tavolina, karrige dhe çadra. Nën kujdesin e administratorëve dhe të përgjegjësve të zyrave përkatëse, ekipet e shërbimit të fakulteteve do të jenë në dispozicion për plotësimin e nevojave shtesë për pajisje.

Subjektet mund të ekspozojnë veten me banera, postera, fletëpalosje dhe objekte e publikime të tjera prezantuese.

Autoritetet drejtuese të njësive bazë personeli ndihmës akademik do të kujdesen që stafet dhe studentët e programeve Master të jenë të pranishëm dhe aktiv në komunikimin me përfaqësuesit e subjekteve partnere.

Zv/Dekanët do të kujdesen për pritjen e përfaqësuesve të subjekteve partnere dhe mbarëvajtjen e panairit.

Autoritetet drejtuese të subjekteve partnere janë të lutur të konfirmojnë pjesëmarrjen në e-mail-in e personave të kontaktit:

blerina.gega@unitir.edu.al (për FHF)

hesiona.berhomi@unitir.edu.al (FGJH)

Duke besuar në angazhimin të gjithëve, ju falënderojmë paraprakisht!


 

Shpërnda lajmin: