Thirrje për aplikim për 50 bursa ekselence për studentët e ekselencës të FHF


Fondacioni “ALSAR” në vijimësi të zhvillimit të programit të akordimit të bursave të inkurajimit për studentët e ekselencës, duke vlerësuar marrëdhënien e suksesshme të bashkëpunimit me Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, për vitin akademik 2020-2021 do të akordojë 50 bursa ekselence.

Kriteret:

Studentët që aplikojnë duhet:

  • Të ndjekin vijimësinë e studimeve në programin bachelor apo master;
  • Të kenë përmbyllur të gjitha detyrimet akademike të vitit/viteve pararendëse:
  • Të kenë notën mesatare mbi 8.5;
  • Të mos ketë ndjekur shkollën e mesme në institucione arsimore private;
  • Të mos jenë përfitues të programeve të ngjashme në organizata të tjera.

Dokumentacioni:

Studentët e interesuar duhet të plotësojnë dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Curriculum vitae;
  • Vërtetim për ndjekjen e vitit akademik, bashkë me notën mesatare të vitit paraardhës;
  • Fotokopje e dëftesës së shkollës së mesme;
  • Fotokopje e kartës së identitetit;
  • 2 foto (format për dokument);
  • Punime, ese, artikuj, etj. (kjo është fakultative)

Dorëzimi i dosjeve bëhet pranë Zyrës së Informacionit të FHF-së brenda datës 25 janar 2021.

Programi i bursës së ekselencës, në rrethanat e krijuara për shkak të pandemisë përfshin periudhën 6-mujore (janar 2021 – qershor 2021) dhe vlera mujore e saj është është 5000 (pesë mijë) lekë.


 

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *