Thirrje për aplikim në kuadër të Programit të BE-së Horizon 2020 për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin
Në kuadër të Programit të BE-së Horizon 2020 për Kërkimin- Shkencor dhe Inovacionin, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit – AKKSHI ju bën me dije mbi mundësinë e aplikimit në thirrjen për projekt-propozime që ofrohen në fushën tematike : Përhapja e Excellencës dhe Zgjerimi i Pjesëmarrjes- Spreading Excellence and Widening Partcipation.
Thirrjet për aplikim janë 1. ERAChair- European Research Area Chair 2. Twining – Binjakëszim
Këto thirrje synojnë zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve shkencore të universiteteve apo institucioneve kërkimore të vendeve të ndryshme duke bërë të mundur që studiues , akademikë apo menaxherë të kërkimit shkencor nga vende të BE-së apo të tjerë të mund të lëvizin lirshëm dhe të shkëmbejnë njohuritë e tyre.
Nëpërmjet aplikimit tek thirrja ERA Chair- çdo universitet apo institucion kërkimor në Shqipëri ka mundësi që të fuqizojë kapacitetet e tij kërkimore, akademike apo menaxheriale duke aplikuar për të fituar një grant nga KE që i jep mundësi të ftojë për një periudhë kohore 5 vjeçare , ekspertë të shquar akademikë kërkimorë nga vende të BE-së apo të tjera.
Shuma maximale e financimit është 2.5 milion Euro për 5 vjet që financohet nga Komisioni Europian
AFATI I APLIKIMIT : 15 Nëntor 2017
Ndërsa nëpërmjet aplikimit tek thirrja Twining- Binjakëzim çdo universitet apo institucion kërkimor në Shqipëri mund të aplikojë për të fituar një grant nga KE për një periudhë 3 vjeçare që i jep mundësi të zgjerojë bashkëpunimin dhe lidhjen me institucione akademike e kërkimore të BE-së përmes organizimit leksioneve, workshopeve , konferencave , shkollave verore, vizita të ndërsjellta etj. Kushti paraprak është që universiteti apo institucioni kërkimor nga Shqipëria të aplikojë me një konsorcium që përbëhet nga të paktën dy partnerë binjakëzimi nga vendet e BE-së.
Shuma maximale e financimit është 1 milion Euro për një periudhë 3 vjet që financohet nga Komisioni Europian
AFATI I APLIKIMIT : 15 Nëntor 2017
Për proçedurat e aplikimit mund të klikoni tek linku i mëposhtëm :
ERA Chairs – European Commission Research Participant Portal is your entry point for electronic administration of EU-funded research and innovation projects |