Takimi prezantues i Qendrës së Ekselencës Jean Monnet


Në datë 14 prill, pranë Europe House u zhvillua takimi prezantues i Qendrës së Ekselencës Jean Monnet “Europianizimi i Politikave Publike në Shqipëri” (EPPAL), e para qendër e tillë në Universitetin e Tiranës.

Përshëndetën këtë projekt dhe rolin e rëndësishëm që projektet europiane kanë për institucionet e arsimit të lartë: Prof. Dr. Valentina Duka, përgjegjëse e Departamentit te Historisë, Prof.as.dr. Bernard Dosti, Zv.Rektor i Universitetit të Tiranës, Z. Alexis Hupin, i ngarkuari me punë në Delegacionin e BE në Shqipëri, Prof. Dr. Sabri Laҫi, Dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Znj. Elona Saraҫi, zv. Koordinatore e Zyrës Erasmus+ në Shqipëri, Dr. Andi Pinari, zv. Dekan i FHF.

Koordinatoret e Qendrës së Ekselencës, Dr. Juliana Gjinko dhe Dr. Meljana Bregu ilustruan objektivat, aktivitetet dhe pjesëmarrësit në këtë projekt. Përgjatë tre viteve të zbatimit, EPPAL: do të promovojë ekselencën në mësimdhënie; do të mbështesë kërkimin akademik shumëdisiplinor për të vlerësuar progresin shqiptar në rrugën e integrimit europian; do të nxisë dialogun ndërmjet botës akademike dhe shoqërisë; do të përfshijë publikun e gjerë duke përhapur njohuri rreth BE.

Një nga vlerat e veҫanta të kësaj Qendre vlerësohet të jetë bashkëpunimi midis disa aktorëve e institucioneve. Përshëndetën aktivitetin Prof.as.dr. Jaho Cana, zv.Rektor i Universitetit të Gjirokastrës, Z. Gledis Gjipali, Drejtor Ekzekutiv i European Movement Albania, Prof.Dr. Aljula Jubani, Drejtore e Institutit të Studimeve Euopiane, Dr. Klodjana Beshku, studiuese e pedagoge e Fakultetit të Shkencave Sociale, Dr. Fjoralba Caka, studiuese e pedagoge e Fakultetit të Drejtësisë, Dr. Elona Pojani, studiuese e pedagoge e Fakultetit të Ekonomisë.

Gjithashtu të pranishëm ishin studentë të FHF të angazhuar në projektet Jean Monnet.

Suksese të gjithëve!


Shpërnda lajmin: