Takim prezantues i Modulit Jean Monnet, Erasmus+ “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen Evropiane”
Në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë u zhvillua takimi prezantues i Modulit Jean Monnet – Erasmus+ “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen Evropiane”. Ishin të pranishëm dhe përshendetën fillimin e zbatimit të projektit: Prof. Dr. Mynyr Koni – Rektor i UT, Prof. Dr. Sabri Laçi – Dekan i FHF, Znj. Aida Breti – përfaqësuese e Zyrës Kombëtare të Erasmus, Prof. as. dr. Eva Tafili Hyskaj – Përgjegjëse e Departamentit të Historisë.
Në këtë modul, për vitin akademik 2018-2019, janë regjistruar dyzetë studentë të nivelit Master, të cilët do të ndjekin kursin multidisiplinor në fushën e studimeve evropiane, nen kujdesin e pedagogëve të projektit: Dr. Meljana Bregu, Dr. Juliana Gjinko, Dr. Andi Pinari, Prof. as. dr. Mirela Bogdani.