Takim i studentëve me sektorin e Angazhimit Rinor të Ambasadës Amerikane
Sektori i angazhimit rinor në Ambasadën Amerikane së bashku me EducationUSA ka ideuar një fushatë informimi dhe prezantimi në Universitetin e Tiranës.
Takimi në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë mbahet në datë dhjetor 2022, ora :00, Salla 210.
EducationUSA, një rrjet i Departamentit Amerikan i Shtetit me mbi 430 qendra këshillimi për studentët ndërkombëtarë në më shumë se 175 vende të botës. Rrjeti promovon arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara te të interesuarit duke ofruar informacion të saktë, gjithëpërfshirës dhe i përditësuar. Zyra në Shqipëri është hapur në 2012 dhe ofron shërbime konsulence për të gjithë nxënësit dhe studentët që duan të vazhdojnë një cikël studimi në arsimin e lartë në Shtetet e Bashkuara. Zyra e EducationUSA në Shqipëri organizon edhe evente të tjera, si panaire, seanca me përfaqësues të ndryshëm nga universitetet në ShBA mbi tematika të caktuara në lidhje me studimet e larta në ShBA, seanca informuese duke vizituar gjimnaze dhe fakultete/universitete në Shqipëri, prezantime të ndryshme në evente ku fokusi është arsimi i lartë. Konsulencat e ofruar nga zyra e EducationUSA janë FALAS. Zyra mbështet nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në Tiranë.
Këndin Amerikan ku mund të marrin informacione te përditësuara për projektet ku mund te behën pjese si te rinj dhe angazhimin potencial ne programe, si vullnetare, etj,
Këto mundësi janë në interes të studentëve, nëse ata duan të angazhohen, të aplikojnë ose të bëhen pjesë e network-ut që tashmë është ngritur dhe funksionon në Tiranë në gjithë Shqipërinë me një sërë organizmash rinore.