Takim bashkëpunimi ndërmjet Dekanit FHF, Prof. dr Sabri Laçi dhe Ambasadorit të Egjiptit në Tiranë Mohamed Heider
Dekani i Fakultetit Prof.dr. Sabri Laçi priti në një takim Ambasadorin i Egjiptit në Republikën e Shqipërisë, Mohamed Heider. Ata diskutuan mbi mundësitë e bashkëpunimit sidomos në fushën e historisë dhe lidhjeve të shumta midis dy vendeve. Në takim mori pjesë Drejtuesja e Departamentit të Historisë, Prof.dr. Valentina Duka e cila u shpreh e gatshme në rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen.