Studentët e Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit zhvilluan orë mësimore praktike në ambientet e “Top Albania Radio”, ku patën mundësinë të ndjekin nga afër procesin e punës në një redaksi radiofonike.
Gjatë kësaj eksperience, studentët u angazhuan në të gjithë procesin e krijimit të një edicioni informativ — nga shkrimi i lajmeve dhe përgatitja e materialeve, e deri te leximi i tyre në studio. Ata realizuan një edicion të plotë informativ, duke provuar në praktikë rolet dhe përgjegjësitë e gazetarit të radios.
Kjo përvojë e vlefshme i afron studentët me praktikën profesionale dhe realitetin e medias.
Aktiviteti u zhvillua nën mbikëqyrjen e pedagogëve Eno Popi dhe Jonida Aliçkolli, në kuadër të lëndës “Medialab Radio”, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit.
Më të fundit