Studentë dhe pedagogë gjatë diskutimit në problematikën e hapjes së dosjeve të Ish-Sigurimit te Shtetit
Në kuadrin e Forumit Humanities u zhvillua sot takimi i dytë në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, i cili u përqëndrua në problematikën e hapjes së dosjeve të Ish-Sigurimit te Shtetit, si një përpjekje për të kuptuar dhe për të reflektuar mbi të shkuarën socialiste të shoqërisë shqiptare. Në takimin me Znj. Gentiana Sula (Kryetare e Autoritetit të Informimit mbi Dokumentat e Ish Sigurimit te Shtetit) dhe Z.Simon Mirakaj (anëtar i Autoritetit) studentë dhe pedagogë diskutuan mbi krijimin dhe funksionimin e deritanishëm të Autoritetit, duke u përqendruar në sfidat e ndryshme në punën e deritanishme, mbi kategoritë e dosjeve që do të mblidhen dhe menaxhohen nga autoriteti, si edhe mënyrën e funksionimit të informimit të publikut mbi dosjet që do të administrohen. Një aspekt i rëndësishëm i dikutimit ishin edhe mundësitë e bashkëpunimit mes Autoritetit dhe Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë përmes projekteve të ndryshme dhe përfshirjes së studentëve në këto projekte.