Shpallje fituesi për vendin vakant te punës personel akademik të kategorisë “Lektor”, në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit
Në zbatim të nenit 64 pika 1 e Ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, neni 67, pika 7 e Statutit të Universitetit të Tiranës, mbështetur në kriteret e shpallura në Buletinin e Prokurimeve Publike 67, datë 07.10.2024, dhe në Vendimin nr. 4, datë 29.10.2024 të Komisionit ad hoc, për vendin vakant te punës personel akademik të kategorisë “Lektor”, në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, shpallet fituese Etleva Londo.