Shpallja e procedurës së aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë


NJOFTIM


Në zbatim të nenit 57 pika 2, të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe në nenin 68, të Statutit të Ut-së, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025, shpall procedurën e aplikimit pёr personel akademik (me kohë të pjesshme) të kategorisë “Asistent-Lektor”, pranё departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore dhe Protokoll-Arkivit, nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 26.02.2025 – 7.03.2025 nё orarin 09:00 -14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

  1. Formularin e kёrkesёs (I cili mund tё shkarkohet duke klikuar kёtu ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor (e noterizuar)
  4. Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar)
  5. Diploma tё gjuhёve tё huaja (e noterizuara)
  6. Diplomёn e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor, e noterizuar)
  7. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  8. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  9. Fotokopje të ID.

Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FHF në vitin akademik 2023-2024 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:

  1. Formularin e kërkesës;
  2. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (ku cilësohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
  3. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, për semestrin e II-të, në FHF, UT për vitin akademik 2024-2025:

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare të ciklit të parë Bachelor dhe të ciklit të dytë Master i Shkencave ose diploma të barasvlershme me to (DND, DIND) në degën Gazetari dhe Komunikim;
  2. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të certifikuar nga një prej programeve të njohura nga MAS;
  3. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

 


Lënda “Gazetari radiofonike e avancuar”

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, ose në një universitet homolog jashtë vendit;
  2. Preferohet që kandidati të ketë përvojë të dëshmuar në gazetari radiofonike për të paktën 5 (pesë) vjet, duke përfshirë prodhimin, drejtimin dhe transmetimin e emisioneve informative, analizave dhe dokumentarëve radiofonikë;
  3. Të ketë aftësi të avancuara në përdorimin e teknologjive dhe softuerëve të prodhimit audio, si p.sh. redaktimi zanor, efektet audio dhe platformat digjitale të transmetimit radiofonik;
  4. Të ketë eksperiencë në prezantimin dhe moderimin e debateve, intervistave dhe programeve radiofonike me fokus në gazetarinë hulumtuese dhe analizën e thelluar të ngjarjeve.

Lënda “Gazetari për median e shkruar e avancuar”

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, ose në një universitet homolog jashtë vendit;
  2. Preferohen të kenë përvojë pune të dëshmuar në media mbi 3 (tre) vjet duke përfshirë prodhimin dhe transmetimin e programeve të lajmeve, dokumentarëve ose analizave televizive;
  3. Të ketë aftësi të avancuara në përdorimin e teknologjive të reja të transmetimit televiziv, duke përfshirë pajisje të redaktimit të videos, softuerët e grafikës televizive dhe platformat multimediale;
  4. Preferohet të ketë kontribute të dokumentuara në prodhimin e materialeve televizive në cilësinë e gazetarit, producentit ose regjisorit, si dhe publikime ose kërkime akademike mbi gazetarinë televizive.

 

Lënda “Gazetari televizive e avancuar”

Kriteret e veçanta:

  1. Preferohen të kenë përfunduar studimet në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, të Universitetit të Tiranës, ose në një universitet homolog jashtë vendit;
  2. Preferohet që kandidati të ketë përvojë të dëshmuar në gazetari radiofonike për të paktën 5 (pesë) vjet, duke përfshirë rolet si gazetar, redaktor ose analist në gazeta, revista ose platforma të tjera të shtypit;
  3. Të ketë eksperiencë në shkrimin e thelluar analitik, investigativ dhe editorial, duke demonstruar aftësi të avancuara në strukturimin e artikujve dhe në përdorimin e burimeve të informacionit;
  4. Të ketë aftësi të avancuara në redaktimin dhe menaxhimin e përmbajtjes për median e shkruar, përfshirë përdorimin e platformave digjitale të botimit dhe mjeteve moderne të dizajnimit të faqeve për shtyp;
  5. Preferohet të ketë kontribute të dokumentuara në publikime të njohura kombëtare ose ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrje në projekte kërkimore apo studime mbi zhvillimin e gazetarisë për median e shkruar;

 

Shpërnda lajmin: