Shpallja e procedurës së aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë


Në zbatim të nenit 57 pika 2, të Ligjit nr. 80/2015 datë 22.07.2015 “Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”, dhe në nenin 68, të Statutit të Ut-së, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë pёr nevoja tё zhvillimit tё procesit mёsimor pёr vitin akademik 2023-2024, shpall procedurën e aplikimit pёr pedagogё tё jashtёm pranё departamenteve tё kёtij fakulteti. Kandidatёt e interesuar mund tё dorёzojnё pranë Degёs sё Burimeve Njerёzore nё Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, nga data 18. 09. 2023 – 30. 09. 2023 nё orarin 09:00 -14:00 dokumentacionin e mёposhtёm:

  1. Formularin e kёrkesёs  (i cili mund tё shkarkohet nga siti web https://www.fhf.edu.al ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
  2. Curriculum Vitae
  3. Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Bachelor (e noterizuar)
  4. Diplomёn dhe certifikatёn e notave tё studimeve Master ose DIND (e noterizuar)
  5. Diploma tё gjuhёve tё huaja (e noterizuara)
  6. Diplomёn e gradёs Doktor i Shkencave (nёse kandidati ka gradёn Doktor,e noterizuar)
  7. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve)
  8. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.
  9. Fotokopje të ID.

Kandidatët që kanë titullin Profesor ose Profesor i Asociuar duhet të dorëzojnë vetëm:

  1. Formularin e kёrkesёs  (i cili mund tё shkarkohet nga siti web https://www.fhf.edu.al ose  mund tё merret pranё degёs sё burimeve njerёzore)
  2. Curriculum Vitae;
  3. Dëshminë e titullit më të lartë (noterizuar);
  4. Vёrtetim punёsimi tё muajit tё fundit (Ku tё cilёsohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
  5. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim;
  6. Fotokopje të ID.

Shënim: Kandidatët të cilët kanë qenë të angazhuar pranë FHF në vitin akademik 2022-2023 si pedagog të jashtëm duhet të paraqesin vetëm:

  1. Formularin e kërkesës;
  2. Vërtetim punësimi tё muajit tё fundit (ku cilësohet paga bruto dhe numri i sigurimeve);
  3. Dёshmi penaliteti ose vetëdeklarim.

Kriteret e përgjithshme që duhet të plotësojnë kandidatët për personel akademik me kohë të pjesshme, në FHF për vitin akademik 2023-2024.

  1. Të jetë diplomuar në ciklit të parë Bachelor dhe Master i Shkencave ose DIND në një nga departamentet e FHF-së të UT-së, ose në universitete të tjera brenda dhe/ose jashtë vendit (të ekuivalentuara);
  2. Të zotërojë me dëshmi të paktën një gjuhë të huaj perëndimore;
  3. Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin do të konkurrojnë;
  4. Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  5. Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga puna.

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Historisë:

Kritere të veçanta

  1. Kandidatët duhet të jenë pjesë e kategorisë “Profesor” (Profesor i Asociuar dhe / ose Profesor);
  2. Preferohen aplikantët që kanë përfunduar studimet Master shkencor dhe/ose Doktoraturë në Mardhënie Ndërkombëtare në universitete të tjera brenda dhe/ose jashtë vendit (të ekuivalentuara);
  3. Preferohen aplikantët që kanë botime në revista shkencore apo konferenca (brenda apo jashtë vendit) në fushat përkatëse të studimit;
  4. Preferohen aplikantët me eksperiencë në mësimdhënie brenda ose jashtë vendit;
  5. Të ketë aftësi për të moderuar dhe nxitur diskutimin në auditor;

Kritere për aplikuesit në Departamentin e Letërsisë:

Kritere të veçanta

  1. Të zotërojë gradën Doktor (në letërsi) në universitetet publike të vendit ose universitete europiane ose të vendeve të G20-s në vijim të studimeve Bachelor, Master ose të integruara në letërsi (me diploma të ekuivalentuara, nga Ministria e Arsimit);
  2. Preferohet që aplikanti/ja të ketë një profilizim në studime të drejtimit teorik e kritik;
  3. Të këtë një CV të pasur me botime ne revista profesionale dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore;
  4. Të ketë përvojë në mësimdhënie në IAL;
  5. Preferohen aplikantët që kanë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të moderuar dhe nxitur shkëmbimin dhe ndërveprimin mes studentëve në auditor;
  6. Preferohet që aplikanti/ja të ketë një profilizim në studime të drejtimit teorik e kritik;
  7. Të këtë një CV të pasur me botime ne revista profesionale dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore;
  8. Të ketë përvojë në mësimdhënie në IAL;
  9. Preferohen aplikantët që kanë aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të moderuar dhe nxitur shkëmbimin dhe ndërveprimin mes studentëve në auditor.

 

Shpërnda lajmin: