Shpallet konkursi për 1 (një) vend pune vakant për personel ndihmës akademik me karakter administrativ të emërtesës “specialist këshillimit të karrierës”, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët që do të konkurrojnë për këtë vend pune janë si më poshtë:
Kritere të përgjithshme
Kërkohet që kandidatët:
1. të kenë diplomë të ciklit të parë “Bachelor” dhe të ciklit të dytë “Master”, ose diploma ekuivalente me to (DIND dhe/ose DND), në shkencat humane, me notë mesatare mbi 8,5 (tetë presje pesë);
2. të kenë eksperiencë pune mbi 4 (katër) vjet në sektorin e arsimit;
3. të zotërojnë gjuhën angleze, të paktën në nivelin B2, të certifikuar nga një prej programeve të njohura nga MAS;
4. të kenë aftësi të mira dhe të certifikuara në përdorimin e programeve kompjuterike bazë dhe të avancuara, si dhe njohuri për përdorimin e teknikave dhe teknologjive të informacionit.
5. të jenë shtetas shqiptarë me zotësi të plotë për të vepruar;
6. të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje;
7. të mos jetë marrë ndaj tyre masa disiplinore e largimit nga puna.
Kritere të veçanta
Preferohet që kandidatët:
1. të jenë diplomuar në Universitetin e Tiranës dhe/ose në universitetet e shteteve perëndimore;
2. të zotërojnë diploma, certifikata trajnimesh dhe pjesëmarrjesh në veprimtari shkencore në fushat e edukimit, administrimit, organizimit dhe drejtimit;
3. të kenë njohuri shumë të mira mbi dokumentacionin dhe legjislacionin që rregullon funksionimin e IAL-ve në RSH;
4. të njohin mirë interesat e të rinjve dhe kenë përvojë në menaxhimin dhe këshillimin e tyre;
5. të kenë sjellje etike dhe aftësi shumë të mira komunikuese, verbale dhe me shkrim;
6. të jenë të aftë për punë në grup dhe në mënyrë të pavarur;
Kandidatët duhet të dorëzojnë në Degën e Burimeve Njerëzore të FHF-së, UT, këto dokumente:
1. Kërkesë me shkrim;
2. Curriculum vitae;
3. Diplomat e studimeve universitare (fotokopje e noterizuar). Për diplomat e marra në universitetet e huaja duhet të dorëzohet fotokopje e noterizuar e certifikatës së njohjes nga organi kompetent;
4. Listë notash të diplomave përkatëse (fotokopje e noterizuar);
5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare (fotokopje e noterizuar) nëse kanë;
6. Dëshmi (fotokopje të noterizuara) pjesëmarrjeje në konferenca, seminare, Workshop-e etj;
7. Referenca vlerësuese nga punëdhënësit e mëparshëm;
8. Dëshmi penaliteti;
9. Dëshmi (fotokopje e noterizuar) e zotërimit të gjuhës së huaj;
10. Certifikatë (fotokopje e noterizuar) e aftësive të përdorimit të programeve kompjuterike;
11. Librezë shëndetësore dhe raport mjekësor për aftësi në punë;
12. Kopje të librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vëretojnë përvojën në punë).
13. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kritereve të mësipërme.
Dokumentet pranohen pranë Degës se Burimeve Njerëzore dhe Protokoll – Arkivit, në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të UT-së, nga data 05.12.2024 – 12.02.2024. Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervistë të drejtpërdrejtë. Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit. Afati i dorëzimit të dokumentacionit është 10 ditë pune nga data e shpalljes në Buletinin e APP-së (kliko këtu për buletinin).
Mënyra e vlerësimit: Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurrimit me dosje dhe me intervista të drejtpërdrejta. Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.