18.03.2025

Shpallen fituesit për 3 vende të lira për personel akademik me kohë të pjesshme pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit


Në mbështetje të nenit 57, pika 2, neni 126, pika 5, i ligjit 80/2015 ”Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;  në  nenin  68  të  Statutit të UT-së,  Udhëzimin e Rektorit të UT-së “Mbi kriteret, proçedurat, afatet e përzgjedhjes dhe të miratimit, të kandidatëve për personelin akademik me kohë të pjesshme në Universitetin e Tiranës”në bazë të kritereve të përgjithshme dhe të veçanta të shpallura në faqen zyrtare të fakultetit  në  datën  26.02.2025, si dhe në Vendimin nr. 01, datë 17.02.2025 te Komisionit ad-hoc te Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit (miratuar nga Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, UT, Prof. dr. Mark Marku, me shkresen me nr. 226/4, datë 14.03.2025), bëjmë me dije se:

1. Dr. Valmora Gega;
2. MS.c Nigela Lici/Trojani;
3. MS.c Jonida Aliçkolli

shpallen fitues për 3 (tre) vende të lira për personel akademik me kohë të pjesshme, për semestrin e II-të, të vitit akademik 2024 – 2025, pranë Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara