Aplikoni në Shkollat Verore dhe Dimërore të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe bëhuni pjesë e një prej përvojave më të bukura verore. Ne ofrojmë një larmi shkollash verore dhe dimërore nga arti dhe civilizimi bizantin deri te historia e komunizmit, të kombinuara me një program të gjallë social dhe argëtues.Shkolla verore e gjuhës shqipe
- Shkolla verore e Gjuhës, Historisë dhe Civilizimit Bizantin.
- Shkolla verore e Osmanishtes.
- Shkolla verore “Trashëgimia kulturore françeskane dhe tradita e latinistikës në Shqipëri.
- Shkolla verore “Komunizmi dhe Trashëgimia Komuniste në Shqipëri”.
- Shkolla verore në kuadër të projektit Jean Monnet Module “ALPASEU”.
- Shkolla verore në kuadër të modulit Jean Monnet “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen europiane” .
- Shkolla verore “Këndvështrimi i të rinjve të Ballkanit Perëndimor përball integrimit në BE”.
- Shkolla dimërore “Lidhjet Austro-Shqiptare”.
- Shkolla verore “Digital Humanities”.
- Shkolla verore me temë: “Gjeografia dhe përdorimi i instrumenteve për zhvillimin e qëndrueshëm lokal”.