Shkolla verore “Trashëgimia kulturore françeskane dhe tradita e latinistikës në Shqipëri” – 12-22 Korrik 2017

Kultura e letrave shqipe është e lidhur ngushtësisht me trashëgiminë dhe kulturën e përcjellë nëpërmjet latinishtes. Në këtë kuader, institucionet dhe urdhërat e Kishës katolike në Shqipëri kanë luajtur nje rol themeltar.
Çdo albanolog e veçanërisht studiuesit e gjuhësisë e kanë të domosdoshme përgatitjen në fushën e latinistikës dhe njohjen e një fondi të rëndësishëm të kulturës, të trashëguar në Bibliotekën e Kuvendit Françeskan.
Për këtë arsye, propozojmë organizimin e kësaj shkolle verore me studentë të degëve të Fakultetit tonë. Në këtë periudhë, organizohen edhe 4 shkolla të tjera verore.

OBJEKTIVAT

• Zhvillimin e një kursi intensiv të latinshtes;
• Të njohë studentët me trashëgiminë kulturore letrare nëpërmjet latinistikës;
• Të marrë kontakt me trashëgiminë letrare të klerikëve françeskanë;
• Te orientojë studentët drejt punës së filologut dhe studimit të teksteve të vjetra;
• Të afrojë studentët me kerkimet arkivore;
• Te nxisë interesin e publikut nëpërmjet promovimit të kësaj trashëgimie në shkollën verore.

PJESEMARRESIT

Pjesëmarrësit do të jenë studentë të FHF-së, të cilët do të përzgjidhen mes studentëve nëpërmjet aplikimit. Shkolla verore parashikohet të ketë 20-25 studentë.

ORGANIZIMI 

Shkolla verore do të zhvillohet në datat 12- 22 korrik 2017. Leksionet do të zhvillohen kryesisht në sallat e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, si edhe në mjediset e Bibliotekës së Kuvendit Françeskan e të Arkivit Qendror të Shtetit. Çdo ditë parashikohen 3 ore kurs praktik i latinishtes dhe më pas ligjerata teorike nga profesorë e studiues, ekspertë të fushave përkatese.
Në hapje dhe në mbylljen e shkolles verore do të organizohen ceremoni në të cilat do të marrin pjesë drejtuesit e dyja institucioneve. Pjesëmarrësit në këtë shkollë verore do të fitojne 2 kredite dhe do të pajisen me një çertifikatë pjesëmarrjeje në përfundim të kursit.

APLIKO TANI…

Shpërnda lajmin: