Shkolla Verore mbi “Dëshmitë gojore si burim shkencor në Historinë Bashkëkohore shqiptare”
Nga datat 11-16 Korrik 2022 u organizua Shkolla Verore mbi “Dëshmitë gojore si burim shkencor në Historinë Bashkëkohore shqiptare” nga Departamenti i Historisë (FHF-UT) në bashkëpunim me Universitetit të Gjirokastrës “Eqrem Çabej”, Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, Muzeun Historik Kombëtar, Institutin e Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit (ISKK).
Kjo shkollë verore u fokusua tek qasjet e historisë gojore si një nga metodat e përdorura në shkencën e historisë që ndihmon regjistrimin dhe dokumentimin e kujtimeve të dëshmitarëve okularë, duke ruajtur dëshmitë unike dhe autentike të së kaluarës që përndryshe do të humbnin.
Rëndësia e historisë gojore pranohet në shumë fusha akademike – antropologjia, historia, sociologjia, shkenca politike dhe studimet gjinore. Si çdo lëm shkencor, ajo bazohet në një metodologji të qartë shkencore, rregulla, dhe interpretime shkencore. Historia gojore ka një rëndësi të veçantë, sidomos për shoqëritë post-totalitare, ku historia është shtrembëruar dhe instrumentalizuar bazuar në ideologjitë totalitare, si rasti i periudhës komuniste në Shqipëri.
Historia bashkëkohore shqiptare është ndër periudhat më të debatueshme në studimet historike shqiptare, dhe gjithnjë e më shumë ka lindur nevoja për t’u thelluar në trajtiminin e disa tematikave kryesore, siç janë formimi i shtetit shqiptar, periudha midis dy Luftrave Botërore, periudha e Luftës së Dytë Botërore, periudha e komunizmit, si dhe tranzicioni.
Këto periudha kryesisht në studimet historike janë trajtuar bazuar në metodologjinë tradicionale të historisë, duke lënë mënjanë historinë gojore, dhe përdorimin e dëshmive gojore si burime shkencore për ndërtimin e historisë bashkëkohore shqiptare. Prandaj, shkolla aktuale verore synon të ofrojë një kuadër teoriko-metodik mbi përdorimin e historisë gojore në studimet mbi historinë bashkëkohore shqiptare.
Shkolla Verore, “Dëshmitë gojore si burim shkencor në Historinë Bashkëkohore shqiptare”, u mbyll me nje ceremoni te shperndarjes se certifikatave te pjesemarrjes, ne qytetin e Gjirokastres. Ishte nje jave e gjate, me leksione, bashkebisedime, doku-screen, vizita studimore ne muze, eskursion ne Kampin e Tepelenes, Shtepine e Musine Kokalarit, dhe Kalane e Gjirokastres. Ne fund u finalizua ne Kalane e Gjirokastres, vete ky nje vend i historise moderne shqiptare, ndarja e certifikatave studenteve pjesemarres te shkolles, te cilet u pershendeten nga Dekani i FHF, Prof. Sabri Laçi, Prof, Valentina Duka, si dhe Zv. Rektori i UGJ, Prof. Jaho Cana dhe Dekani i FESHSH Prof. Gezim Sala. Ne fund nuk munguan fotot e grupit, si kujtim te aktivitetit nje-javor!