Revista STUDIME ALBANOLOGJIKE , në pronësi intelektuale të Fakultetit të Hisorisë dhe të Filologjisë të Universitetit të Tiranës, hap thirrjen për dërgimin e dorëshkrimeve për numrin 2 të revistës për vitin 2025. Fushat kërkimore të revistës, në koherencë edhe me titullin e saj, janë: arkeologji dhe trashëgimi kulturore, gazetari dhe shkenca komunikimi, gjeografi, gjuhësi, histori dhe marrëdhënie ndërkombëtare, studime letrare, dhe fusha të lidhura me to. Të gjitha udhëzimet për autorët, dhe lidhur me politikat e revistës, gjenden të sqaruara në faqen e revistës https://studimealbanologjike.edu.al/al përkatësisht në linket https://studimealbanologjike.edu.al/autoret/al dhe https://studimealbanologjike.edu.al/procesivleresimit/al . Dorëshkrimet duhet të dërgohen në adresën elektronike të revistës: studimealbanologjike@fhf.edu.al . Mbeten të hapura aplikimet deri në datën 15. 11. 2025. Revista STUDIME ALBANOLOGJIKE pranon artikuj shkencorë në shqip ose anglisht, dhe zbaton procedurën e “double peer review”. Me qëllim që të rrisë aksesueshmërinë e vet dhe njohjen në nivel ndërkombëtar, revista do t’u japë përparësi për botim artikujve të punuar në gjuhën Angleze. Së fundmi, revista “Studime Albanologjike” është e pajisur me DOI për cdo numër reviste dhe për cdo artikull të botuar.
Dorëshkrimet duhet të dërgohen në adresën elektronike të revistës:
studimealbanologjike@fhf.edu.al
Më të fundit