Renditja e aplikantëve fitues të raundit të dytë në FHF, viti akademik 2024-2025
Njoftohen të gjithë aplikantët maturantë fitues të raundit të dytë, të ciklit të parë Bachelor, viti akademik 2024-2025, për Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, që të paraqiten në Sekretarinë Mësimore FHF për të kryer regjistrimin në një nga programet e studimit në të cilin janë shpallur fitues.
Regjistrimet për fituesit e raundit të parë fillojnë prej datës 28 Shtator deri në 7 Tetor 2024. Procesi i regjistrimit është i ndarë në 5 faza 48 – orëshe. Në rastin e mos regjistrimit brenda 48 orëve në programin ku ju jeni shpallur fitues, humbisni të drejtën e regjistrimit në atë program.
Dokumentat e nevojshme për regjistrim janë si më poshtë:
a) Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja;
b) Fotokopja e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesa e pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave ose një dëftese/diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR;
c) Mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit ((fatura e arkëtimit shkarko këtu)) dhe deklaratën shkarko këtu, e cila plotësohet nga aplikanti në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore të IAL-së dhe që nënshkruhet nga aplikanti dhe nga punonjësja e sekretarisë.

Ju mirëpresim!
Me poshte gjeni ID-të e maturantëve fitues sipas degëve: