Programi Erasmus+ Jean Monnet 2018
Moduli – Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen evropiane
Me qëllimin kryesor për t’u mundësuar studentëve dhe studiuesve të rinj të njohin më tej dhe të përqafojnë evropianizmin, lektorët Dr. Juliana Gjinko, Dr. Meljana Bregu, Dr. Andi Pinari, Prof. Ass. Dr. Mirela Bogdani propozuan krijimin e modulit “Shoqëria shqiptare drejt integrimit të plotë në familjen evropiane“, i cili u zgjodh fitues nga programi Erasmus+, Jean Monnet.
Moduli do të zbatohet duke filluar nga semestri i dytë 2019, nga Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe do të hapet për studentët e Kurseve Master në: Marrëdhënie Ndërkombëtare (Fakulteti i Historisë dhe Filozofisë) dhe Studimet Rajonale (Fakulteti i Shkencave Sociale). Moduli do të përfshijë rreth 300 studentë përgjatë tre viteve. Ky propozim nxit zhvillimin e një kursi multidisiplinar (Integrimi Shqiptar dhe Institucionet e BE-së). Moduli do të ndahet në katër pjesë (histori, ligj, shkenca politike dhe ekonomi) dhe secila prej tyre do të fusë këndvështrimin e BE-së në fushën përkatëse të studimit. Pjesa e mësimdhënies do të përfshijë gjithashtu 3 seminare dhe tre shkolla verore ku do të trajtojmë sfidat aktuale me të cilat ballafaqohet BE-ja dhe Shqipëria si një shtet dhe shoqëri që dëshiron t’i bashkohet Komunitetit. Për të pasur një ndikim sa më të madh, në bashkëpunim me përfaqësues nga Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme, media dhe segmente të ndryshme të shoqërisë shqiptare, do të organizohet një konferencë (“Demokracia Shqiptare, Reformat dhe Aspirimi drejt BE-së“) për të shpërndarë gjetjet dhe rezultatet e Modulit në fushën e studimeve të BE-së dhe procesit të integrimit shqiptar.
Objektivat specifike të këtij moduli janë:
- Të pajisë studentët me mjete dhe njohuri multidisiplinare për të analizuar marrëdhëniet midis teorisë dhe praktikës në lidhje me procesin e integrimit në BE;
- Të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e kurrikulës së kursit Master në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë duke ofruar një program studimor që drejtpërdrejt trajton temën e zgjerimit dhe Integrimit të BE-së;
- T’u ofrojë studentëve të kursit Ma me njohuri në studimet bashkëkohore të BE-së në fushat e historisë, ligjit, shkencave politike dhe ekonomisë;
- Të sigurohet një kuptim më i mirë i reformave politike dhe atyre ligjore që veprojnë në Shqipëri për të zbatuar Marrëveshjen e Asociimit dhe për të përqafuar procesin e anëtarësimit në BE;
- Të inkurajohen studentët, përfaqësuesit institucionalë, mediat dhe kërkuesit për të sjellë pikëpamjet e tyre dhe për t’u angazhuar në debatin aktual mbi problemet kulturore, politike dhe ekonomike me të cilat Shqipëria po përballet në rrugën e integrimit.
https://eacea.ec.europa.eu/sites/eacea-site/files/jm2018_-_jm_funding_-_modules_chairs_and_coe.pdf
https://eacea.ec.europa.eu/erasmus-plus/actions/jean-monnet/jean-monnet-modules_en