Praktika mësimore në Bashkinë e Tiranës

Bashkia e Tiranës ofron një mundësi shumë të mirë praktike mësimore për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që ndjekin studimet e larta universitare. Studentët që zgjedhin Bashkinë Tiranë për të kryer praktikën mësimore vendosen në një mjedis dinamik pune dhe ndërveprojnë me kolegët e çdo njësie organizative, të cilët ndajnë me ta eksperiencën e përditshme të punës. Gjatë praktikës mësimore studentët kanë mundësi të konsolidojnë njohuritë teorike duke ndërmarrë detyra konkrete nën mbikqyrjen e stafit të Bashkisë.
Për informacion të mëtejshëm rreth kritereve dhe modaliteteve të kryerjes së praktikës mësimore në Bashkinë e Tiranës, klikoni këtu.