Studentë të gjashtë programeve të studimeve të nivelit Bachelor janë njohur me informacion të detajuar mbi shërbimet dhe mundësitë që ofron Zyra e Këshillimit të Karrierës, duke përfshirë orientimin mbi zhvillimin e karrierës, ofrimin e këshillimeve profesionale, mundësitë për praktikë profesionale dhe mënyrat për të përgatitur dokumentacionin dhe CV-në për tregun e punës.
Gjatë këtyre ditëve, studentët patën mundësi të njihen me shërbimet e departamenteve përmes laboratorëve përkatës, aktivitetet e sekretarisë mësimore, mënyrën e aksesimit të shërbimeve të Bibliotekës së Fakultetit, procedurat për tarifat dhe bursat, hapjen dhe menaxhimin e postës universitare, si dhe shërbimet që ofron Zyra e Karrierës.
Aktivitetet e “Javës së Informimit” shërbyen jo vetëm si një mundësi orientimi për studentët e rinj mbi mundësitë e karrierës dhe strukturat e Fakultetit, por edhe si një rast për t’u uruar mirëseardhjen në komunitetin akademik dhe për të krijuar një lidhje më të ngushtë midis studentëve dhe stafit akademik dhe mbështetës.