Për kategoritë sociale që përjashtohen nga tarifa e shkollimit
Ministria Arsimit dhe Sportit, (kliko këtu) për udhëzimin e MAS për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Ministrave) ka përcaktuar kategoritë sociale që do të përjashtohen nga tarifa e shkollimit për vitin akademik 2016-2017. Përjashtimi i studentëve është në masën 100% për ciklin e parë të studimeve dhe 50% për ciklin e dytë.
Lista e dokumentave që duhet të paraqesin studentët pranë Sekretarisë Mësimore të Fakultetit që të përjashtohen nga tarifa e shkollimit sipas shtresave sociale ku bëjnë pjesë:
1. Të verbër/të shurdhër:
– Vërtetimin nga Shoqata e të Verbërve;
– Fotokopje të noterizuar të Vërtetimit të KMCAP;
– Fotokopje te noterizuar te Dëshmisë së verbërisë/të shurdhër;
– Vërtetimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të verbërisë apo ndonjë dokumenti tjetër që e vërteton (masa e pagesës nga Bashkia);
– Vërtetimin që është student në FHF;
– Fotokopje e kartës së identitetit.
2. Invalidë:
– Çertifikat familjare ku vërtëtohet lidhja e studentit me invalidin e punës;
– Fotokopje e noterizuar e Vërtetimit te KMACAP te prindit qe eshte deklaruar invalid pune;
– Fotokopje e Dëshmisë së invalidit të punës me vulë të njomë të përfituar sipas statusit të invalidit të punës
– Vertetimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore të pagesës së pensionit të invaliditetit;
– Vërtetimin që është student në FHF;
– Fotokopje e kartës së identitetit.
3. Jetimë:
– Dëshminë e statusit të jetimit të fotokopjuar të noterizuar;
– Vërtetimin që është student në FHF;
– Fotokopje e kartës së identitetit;
– Çertifikatë familjare.
4. Romë (Ballkano – Egjiptian):
– Çertifikatë familjare;
– Vërtetimin e shoqatës që vërteton origjinën e tyre
– Vërtetimin që është student në FHF;
– Fotokopje e kartës së identitetit.
5. Fëmijët e të dënuarve politik:
– Çertifikatat famijare ku vërtetohet lidhja e studentit me të pemdjekurin politik
– Dëshmi Pcnaliteti (i barazvlefshëm me Deshmi Pcnaliteti do të konsiderohet akti që ka njohur statusin e përndjekjes lëshuar nga ins1itucionet e ngarkuara me këtë detyrë sipas legjislacionit të kohës. Vërtetimet e lëshuara nga Ministria e Punës, Emigracionit, Perkrahjes Sociale dhe ish të Përndjekurve Polilikë, Ministria e Drejtësisë dhc Ministria e Rendit Publik) fotokopje të noterizuara;
– Vërtetimin e Statusit të të Përndjekurve Politik (Prindrit/Prindi) fotokopje e noterizuar;
– Vërtetimin nga Instituti i të Përndjekurvc Politik;
– Vërtetimin që është student në FHF;
– Fotokopje e kartës së identitetit.
6. Fëmijë të Policëve dhe Ushtarakëve të rënë në krye të detyrës:
– Çertifikatë familjare;
– Vërtetim nga Ministria përkatëse që tregon se prindi ka rënë në krye të detyrës. Fotokopje e noterizuar;
– Vërtetimin që është student në FHF;
– Fotokopje e kartës së identitetit.
7. Studentët të cilëve njeri nga prindërit u është ndarë nga jeta dhe familja e tyre trajtohet si “familje në nevojë”:
– Çertifikatë familjare;
– Çertifikatë e ndarjes nga jeta e njerit nga prindërve;
– Vërtetimin e trajtimit me ndihmë ekonomike nga njësitë e qeverisjes vendore si “familje në nevojë”;
– Vërtetimin që është student në FHF;
– Fotokopje e kartës së identitetit.
8. Studentët e prekur nga sëmundja HIV-AIDS:
– Raportin mjeksor që tregon sëmundjen (fotokopje e noterizuar);
– Vërtetimin që është student në FHF;
– Fotokopje e kartës së identitetit.