12.05.2023

Panairin i Punës 2023


Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë dhe Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizuan “Panairin e Punës”, me synim afrimin e studentëve me tregun e punës dhe krijimin e mundësive për praktika profesionale, internshipe dhe punësim.

Në fjalën hapëse, Dekani i FHF-së, Prof. dr. Sabri Laçi, theksoi rëndësinë e komunikimit të drejtpërdrejtë mes studentëve dhe kompanive, ndërsa Dekania e FGJH-së, Prof. dr. Esmeralda Kromidha, vlerësoi vazhdimësinë e bashkëpunimit me bizneset dhe nevojën për përafrimin e programeve të studimit me kërkesat e tregut.

Panairi u përshëndet gjithashtu nga zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nina Guga, si dhe u vizitua nga ambasadori i Spanjës, z. Alvaro Renedo Zalba.

Në aktivitet morën pjesë rreth 45 kompani, të cilat prezantuan oferta për praktika, punë sezonale dhe mundësi të tjera punësimi.


 

Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë - Të gjitha të drejtat e rezervuara