Njoftim shpallje fituesi për vendin e punës, personel administrativ
Bazuar në nenin 67 të Ligjit Nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në RSH”; në nenin 81, të Statutit të Universitetit të Tiranës, (miratuar me Urdhrin Nr.816, datë 26.12.2018 nga Ministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë); kriteret e shpallura në buletinin Nr. 9, datë 19.02.2024, të Agjencisë së Prokurimit Publik, dhe në Vendimin nr. 4, datë 11.03.2024 të Komisionit ad hoc, për konkursin e zhvilluar për vendin e punës, personel administrativ e emërtesës “Punonjëse Pastrimi (Sanitare)”, në Degën e Shërbimeve, në FHF, UT, përzgjidhet fituese Znj. Ridvane Dakaj.