Njoftim për zhvillimin e kursit të verës të gjuhës shqipe për të huaj
Departamenti i Gjuhësisë njofton të interesuarit se nga data 1-30 shtator 2021, do të zhvillohet shkolla verore “Kurs i Gjuhës shqipe për të huaj”.
Ky kurs intensiv ofrohet për studentët e niveleve: A1, A2, B1, B2, C1, C2 dhe përmban mësimdhënie gjuhe sipas niveleve, leksione për historinë, gjeografinë dhe kulturën shqiptare dhe aktivitete social-kulturore (vizita në muze, udhëtime në qytete të Shqipërisë).
Kursi mund të ndiqet:
–nga studentë e studiues, të cilët vijnë në kuadër të marrëveshjeve bilaterale shtetërore (dhe aplikojnë nëpërmjet ministrive përkatëse).
–nga studentë e studiues, të cilët vijnë në kuadër të marrëveshjeve bilaterale universitare (dhe aplikojnë nëpërmjet universiteteve përkatëse).
–nga studentë e studiues, të cilët vetëfinancojnë ndjekjen e kursit të verës (tarifa për pjesëmarrje në këtë rast është 390 $. Kjo tarifë nuk mbulon akomodimin).
Kursi do të zhvillohet fizikisht në mjediset e Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë dhe në përputhje me masat e protokollit kundër COVID-19. Të interesuarit duhet të marrin informacion paraprakisht për kriteret e hyrjes në Shqipëri.
Për t’u bërë pjesë e kursit të verës plotësoni formularin e aplikimit (https://www.fhf.edu.al/
Për më shumë informacion, kontaktoni:
Email: fhf@fhf.edu.al albapeza19@gmail.com
Nr. tel: +355 69 612 0182
The Department of Linguistics at the Faculty of History and Philology, University of Tirana, is pleased to invite you to be part of the Albanian Language Summer school, to be held on September 1-30, 2021.
The summer school courses are designed for students of different proficiency levels: A1, A2, B1, B2, C1, C2. The program of the summer school also includes lectures on Albanian history, geography, and culture. The program offers various socio-cultural activities (such as visits to museums, cultural heritage sites, excursions in two cities of Albania).
Participants that may get enrolled in the Albanian Language Summer course include:
-Students and/or researchers, as part of mobilities in terms of bilateral state Agreements (Application done through the respective ministries).
-Students and/or researchers, as part of mobilities in terms of bilateral university Agreements (Application done through the respective universities).
-Self-financed students or researchers. (The tuition fee is 390 $, and it covers the classes and social activities, but not the accommodation).
The summer school is expected to be held in situ, in the Faculty of History and Philology building. Participants have to be informed regarding the conditions of entry into the Republic of Albania considering temporary bans, i.e. restrictions in place to prevent the spread of COVID-19, etc.
Applicants have to fill the following form:
(https://www.fhf.edu.al/
For more info, please contact as:
Email: fhf@fhf.edu.al or albapeza19@gmail.com
Phone: +355 69 612 0182
Leave a Reply