Njoftim për vaksinim në ambientet e FHF-së
Në zbatim të shkresës nr 5447/2, dt 06.10.2021 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “ Për marrjen e masave për realizimin e procesit të vaksinimit të studentëve dhe personelit të institucioneve të arsimit të lartë nga personeli mjekësor”, njoftojmë se procesi i vaksinimit do të kryhet në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në datat 11-18 Tetor 2021, kati i 1-rë, salla nr. 106, (në krah të sekretarisë mësimore).
Kujtojmë se studentët apo personeli akademik dhe ai jo akademik që dëshiron të vaksinohet duhet të paraqitet me dokument identifikimi me vete.