Njoftim për pranim artikujsh në revistën Studime Albanologjike
Revista Studime Albanologjike pranon artikuj shkencorë në një nga këto gjuhë: shqip, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht.
Revista Studime Albanologjike ka si përparësi botimin e artikujve studimorë dhe rencensioneve të veprave të reja shkencore me rëndësi që përputhen me fushat e studimit të përcaktuara nga Bordi Editorial i revistës: arkeologji dhe trashëgimi kulturore, gjeografi, gjuhësi, histori, media dhe komunikim, studime letrare.
Artikujt duhet të dorëzohen në adresën redaksia.sa@unitir.edu.al, brenda datës 30 qershor 2017.
Të gjithë artikujt që paraqiten për botim dhe janë në përputhje me fushat e interesave shkencore të revistës, merren në shqyrtim me kushtin që të jenë punime origjinale dhe të jenë dërguar për botim vetën në Revistën Studime Albanologjike. Shqyrton mundësinë e botimit të artikujve që janë fryt i një pune të pjekur kërkimore dhe janë hartuar sipas standardeve gjuhësore akademike. Artikujt e paraqitur pranohen vetëm në bazë të vlerave të tyre, sipas vlerësimit me metodën “blind review”, nga studiues të fushës përkatëse, brenda ose jashtë institucionit tonë. Forma e rishqyrtuar e çdo artikulli duhet të ketë marrë në konsideratë ndryshimet e kërkuara nga vlerësuesi ose të shpjegojë mospranimin e mundshëm të tyre. Artikujt duhen, gjithashtu, të jenë në përputhje me sistemin uniformësues të revistës, siç shpjegohet në dokumentin me udhëzime pë autorët. Me paraqitjen e artikujve për botim në Revistën Studime Albanologjike, artikullshkruesit marrin përsipër përgjegjësinë për ruajtjen e legjislacionit ndërkombëtar për respektimin e së drejtës së autorit, vërtetojnë se me asnjë mënyrë nuk i kanë shkelur të drejtat e autorësisë së të tretëve dhe pranojnë parimet e Revistës Studime Albanologjike në lidhje me respektimin e së drejtës së autorit.
ISSN 2304-3828
Viti XXII i botimit, Nr. 1/2017
Afati i dorëzimit: 30.06.2017
Shkarko këtu: Udhëzime për autorët
www.fhf.edu.al