Njoftim per personelin akademik të Fakulteteve


Senati Akademik i UT me 2/3 i tij vendosi të mbajë mbledhje në datë 15 Korrik 2020, ora 11.00, tek Godina “Liria” për zgjedhjen e anëtareve të Komisionit të Apelimit të Universitetit të Tiranës.

Afati i vetëkandidimit i personelit akademik me kohë të plotë i njësive kryesore të UT do të jetë deri ditën e Hënë, datë 13 Korrik 2020, ora 16.00.

Aplikimi do të behet vetëm në rrugë elektronike, ne adresat: elionakulluri@gmail.com ose elakulluri@yahoo.com duke përcjellë dokumentacionin përkatës.

Kandidatët për anëtare të Komisionit të Apelimit duhet të plotësojnë kriteret e përcaktuara në nenin 37, pika 2 të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritet drejtuese dhe Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës”

a) kane përvojë pune në mësimdhënie jo më pak se 5 (pesë) vjet me kohë të plotë (vërtetim);

b) nuk kanë qenë asnjeherë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë (deklaratë);

Shoqëruar me kërkesën dhe fotokopje të mjetit të indentifikimit.

SENATI AKADEMIK I UNIVERSITETIT TË TIRANËS


Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *