Njoftim “Për marrjen e masave, për parandalimin e infeksionit covid-19, për personelin e institucioneve arsimore dhe studentët”
Ju bëjmë me dije se, sipas Urdhrit Nr. 413/1, datë 27.9.2021 PËR NJË NDRYSHIM NË URDHRIN NR. 413, DATË 24.9.2021, “PËR MARRJEN E MASAVE, PËR PARANDALIMIN E INFEKSIONIT COVID-19, PËR PERSONELIN E INSTITUCIONEVE ARSIMORE DHE STUDENTËT”, të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale, Ogerta Manastirliu, përcaktohet se:
“Studentët duhet të paraqesin certifikatën e vaksinimit COVID-19 apo kartën e vaksinimit, për të hyrë në institucionet e arsimit të lartë, duke filluar nga data 11.10.2021”. Klikoni këtu për më shumë informacion…