Njoftim për kartën e studentit
Njoftojmë studentët e programit Bachelor, Master Profesional dhe Master Shkencor, drejtimi Gjuhë Letersi, se ditën e Hënë datë 27.05.2019, ora 09:00-16:00 pranë ambjenteve të FHF- së në zyrën e Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, përballë zyrës së masterave kati i parë, fillojnë procedurat e pajisjes me Kartën e Studentit.
Studentët e programit Bachelor Gjuhë Letërsi, si dhe studentet e masterit MP dhe MSH, do të paraqiten në këtë zyrë, ku do të fillojnë veprimet për kryerjen e kësaj proçedure sipas grafikut të mëposhtëm.
E Hënë, 27.05.2019, ora 09:00-16:00 Viti i parë Bachelor
E Martë, 28.05.2019, ora 09:00-16:00 Viti i parë MP, MSH
E Mërkurë, 29.05.2019, ora 09:00-16:00 Viti i dytë Bachelor
E Enjte, 30.05.2019, ora 09:00-16:00 Viti i dytë MP, MSH
E Premte, 31.05.2019, ora 09:00-16:00 Viti i tretë Bachelor