Njoftim për emërimin e autoriteteve drejtuese të FHF-së

 


Sot, me datë 27.08.2020, në mjediset e FHF-së, Prof. dr. Artan HOXHA, Rektor i Universitetit të Tiranës, në prani të autoriteteve të reja drejtuese, administratores dhe zëvendës dekanëve, emëroi Prof. dr. Sabri LAÇI Dekan të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë.

Rektori vlerësoi kontributin e FHF-së në realizimin e një procesi zgjedhor korrekt, transparent dhe, si dhe rolin e tij si një nga njësitë kryesore më të rëndësishme të UT-së, sidomos lidhur me peshën që mban në formimin e mësuesve dhe studiuesve të çështjeve me rëndësi kombëtare.

Dekani falënderoi stafin dhe studentët për mbështetjen e dhënë për zgjedhjen e tij në krye të FHF-së edhe për një mandat katërvjeçar, si dhe u angazhua për të bërë maksimumin për përmirësimin e punës mësimore dhe shkencore dhe forcimin e rolit të FHF-së në kuadër të UT-së dhe në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

Po sot, Dekani, Prof. dr. Sabri LAÇI, duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese, emëroi autoritetet e reja drejtuese të njësive bazë të FHF-së, gjegjësisht:

  • Prof. dr. Sezai ROKAJ, Përgjegjës i Departamentit të Gjuhës,
  • Prof. dr. Valentina DUKA, Përgjegjëse e Departamentit të Historisë,
  • Prof. asoc. dr. Mark MARKU, Përgjegjës i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit,
  • Prof. dr. Persida ASLLANI, Përgjegjëse e Departamentit të Letërsisë,
  • Prof. dr. Romeo HANXHARI, Përgjegjës i Departamentit të Gjeografisë,
  • Prof. dr. Iris POJANI, Përgjegjëse e Departamentit të Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

Suksese autoriteteve dhe organeve të reja drejtuese të FHF-së dhe UT-së!


Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *