Njoftim për aplikim për Anëtar të Komisioneve të Qendrave të Votimit (KQV)
KOMISIONI ZGJEDHOR I FAKULTETIT (KZF)
Në bazë të nenit 9, të Rregullores “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet drejtuese dhe Senatin Akademik në Universitetin e Tiranës” njoftohen të gjithë anëtarët e PERSONELIT AKADEMIK, si dhe të gjithë STUDENTËT e ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të studimeve, për të vetëkandiduar pranë KZF-së, për anëtar të Komisioneve të Qendrave të Votimit në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë.
Aplikimi i kandidatëve (personel akademik /student) fillon më datë 14.07.2020, nga ora 9.00 deri më 18. 07.2020, ora 14.00.
Kandidatët duhet të paraqesin kërkesën për aplikim dhe dokumentin e identifikimit (fotokopje) pranë zyrës së KZF-së ose online në adresën kzffhfsut@gmail.com.