Njoftim nga Sekretaria Mësimore


Njoftojmë gjithë studentët përsëritës të Fakultetit të Historisë dhe të Filologjisë, për të trija programet e studimit Bachelor, Master Profesional, Master i Shkencave të paraqiten pranë sporteleve të Sekretarive Mësimore përkatëse, për të bërë regjistrimin e lëndëve të bartura me qëllim përcjelljen e emrave të tyre në Rektorat, për t’u pajisur me adresat elektronike, me qëllim bërjen të mundur, aksesimin e tyre në platformën on-line në dhënien e provimeve (të bartura) të semestrit të parë.

E theksojmë kjo vetëm për studentët përsëritës.

Regjistrimet e provimeve të bartura fillojnë nga data 12,13,15 dhe 16 shkurt 2021 ora 11: 30-14: 30.

Sjellim në vëmendje se ky regjistrim është shumë i rëndësishëm për studentët përsëritës, pasi vetëm evidentimi i emrave nga regjistrimi i tyre në Sekretarinë Mësimore, do të bëjë të mundur zhvillimin e provimeve nëpërmjet platformës on-line.

Datat e provimeve të bartura do të jenë 17,18,19 shkurt 2021

Gjithashtu ju bëjmë me dije studentëve aktivë, të vitit akademik 2020-2021, të programit Bachelor (viti II dhe III) dhe programet Master Profesional dhe Master i Shkencave (viti i II) se regjistrimi i provimeve të bartura të lëndëve të semestrit të parë, do bëhet nga sekretaret mësimore të sejcilit drejtim.

Lutemi studentëve përsëritës, të jenë sa më aktivë gjatë datave të përcaktuara për regjistrimin e provimeve në sekretari.

Shënim:

1. Bëjmë me dije, se studentët përsëritës që janë debitorë lidhur me tarifën e shkollimit, nëse duan të shfrytëzojnë sesionin e provimeve, duhet të shlyejnë këtë detyrim financiar.
2. Studentët që nuk do të arrijnë të pajisen me adresat e reja dhe të regjistrohen në provime, do të mund të futen në provime me studentët e grupeve përkatëse, që kanë sesionin në periudhën 20 shkurt-07 mars 2021.

 

Shpërnda lajmin:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *