Në kuadër të Programit Erasmus+, Universiteti i Tiranës njofton hapjen e thirrjes për aplikime për bursa mobiliteti për studentët dhe personelin me kohë të plotë, për vitin akademik 2026-2027, në Konsorciumin MIND 24, Portugali.
Ky konsorcium përfshin disa nga universitetet më prestigjoze portugeze:
Universiteti i Portos (University of Porto)
Universiteti Aveiro (University of Aveiro)
Universiteti Minho (University of Minho)
Universiteti Trás-os-Montes e Alto Douro (UTAD)
Shkëmbim studentësh (për ndjekjen e studimeve)
Shkëmbim i personelit me kohë të plotë (për mësimdhënie/trajnimi)
⏳ Afati i fundit për aplikim: 01 Korrik 2026
💻 Mënyra e aplikimit: I gjithë procesi i aplikimit kryhet ekskluzivisht online.
Për të ndërtuar aplikimin tuaj, ju lutemi referojuni linqeve zyrtare më poshtë:
Linku për të aplikuar: Klikoni këtu për të aplikuar
Guida e plotë e aplikimit: Manuali dhe udhëzimet
Katalogu i lëndëve: Shiko kurset dhe programet e disponueshme
Faqja zyrtare e projektit: MIND 24
Për pyetje, paqartësi ose informacion më të detajuar mbi dokumentacionin e nevojshëm dhe kriteret e përzgjedhjes, mund të kontaktoni Sektorin për Marrëdhëniet me Jashtë në adresën e emailit: 📧 e-mail: iro@unitir.edu.al
Universiteti i Tiranës ju uron shumë suksese në aplikimin tuaj!
Më të fundit
Nuk ka asnjë njoftim në kategorinë Erasmus+ .