Njoftim Aplikimi per Bursa dhe Reduktim tarife viti 2024-2025


Organizimi i procesit të mbledhjes së dokumentacionit të studentëve që përfitojnë bursa dhe të studentëve që përfitojnë përjashtim/reduktim të tarifave të shkollimit, për vitin akademik 2024-2025 do të organizohet në dy faza:

 Faza e parë: Në platformën Microsoft Teams, përveç njoftimeve zyrtare në faqen zyrtare të FHF-UT www.fhf.edu.al, Facebook-un zyrtar të FHF-UT për dokumentacionin, modalitetin dhe afatet e procesit të shqyrtimit të dokumentacionit për bursa dhe përjashtime/reduktime nga tarifa e shkollimit, do të hidhen tre formularë aplikimi për studentët:

-Formulari (kliko këtu…) për studentët që aplikojnë për përfitimin e bursës ekonomike (Cikli i I-rë i studimeve  Bachelor),

-Formulari (kliko këtu…) për studentët që aplikojnë për përjashtim/reduktim të tarifave të shkollimit  (Cikli i I-rë i studimeve  Bachelor),

– Formulari (kliko këtu…) për studentët që aplikojnë për reduktim të tarifave të shkollimit  (Cikli i II-të i studimeve Master (MP& MSH),

Këto formularë do të plotësohen nga studentët e interesuar, sipas hapave të përcaktuara në to, duke shkarkuar dokumenentat justifikues përkatës për çdo kategori aplikimi. Dokumentat që do të shkarkohen do jenë origjinalë dhe zyrtarë, lëshuar nga Institucionet përgjegjëse. Bashkë me formularët do të jetë on line dhe një vetëdeklarim i studentit që aplikon, për origjinalitetin e dokumentacionit dhe mbajtjen e përgjegjësisë së tij ligjore, në rast se vërtetohet e kundërta.

Afati i plotësimit të formularit online dhe shkarkimit të dokumentacionit do të jetë  30 Tetor 2024.

Studentët formularët do ti plotësojnë në paltformën Microsoft Teams, ku të gjithë kanë një llogari të hapur.

Faza e dytë: Do të konsistojë në dorëzimin e dokumentacionit origjinal nga ana e studentëve që kanë aplikuar on line dhe grumbullimin e sistemimin e këtij dokumentacioni për efekt ligjor dhe auditues nga Dega e Shërbimeve.

  • Dorëzimi i dokumentacionit origjinal do të bëhet në dy mënyra:

Në kutitë postare që do të vendosen në ambientet e fakultetit, që do tu japin mundësinë secilit student të dorëzojë dokumentacionin në zarf të mbyllur ku të jenë shkruar sipër zarfit: emri i studentit, programi ku studjon, e-maili, numri i celularit për studentët që aplikojnë për bursë.  Me këtë formë dorëzimi edhe plotësohet kriteri ligjor i dorëzimit të dokumentacionit origjinal, edhe jepen të dhënat e studentit për tu kontaktuar për çdo sqarim a saktësim dhe të dhënat bankare.

Me Shërbimin e Postës Shqiptare, me pagesë, për ata studentë që duan ta kryejnë dorëzimin e dokumentacionit origjinal në mënyrë individuale nëpërmjet postës.

Studentët janë të lirë të zgjedhin mënyrën e dorëzimit të dokumentacionit origjinal që dëshirojnë.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit origjinal është 31 Janar 2025, sepse pas kësaj date fillon procesi i grumbullimi i tarifave të shkollimit për vitin akademik 2024-2025.

Në rast se specialistët që kanë detyrë funksionale shqyrtimin e dokumentacionit origjinal të bursave dhe përjashtimit/ reduktimit të tarifave të shkollimit, vërejnë se ka mospërputhje dokumentacioni me formularin e aplikimit ose pasaktësi në dorëzimin e dokumentave origjinale, komunikojnë me e-mail ose celular me studentin e konstatuar për sqarimet përkatëse. Kur vërtetohet fallsifikimi i dokumentacionit, rasti i paraqitet Dekanatit të FHF për propozim për marrjen e masave ndëshkimore bazuar në Ligjin e Arsimit të Lartë të RSH, Statutin e UT-ës dhe Kodin Civil të RSH.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe verifikimit në Njësitë Administrative lokale, si dhe me ardhjen e miratimit zyrtar nga Bordi i Administrimit të UT-ës do të publikohen emrat e studentëve përfitues të bursës ekonomike, të cilët duhet të dërgojnë numrin e llogarisë bankare të hapur pranë Bankës Raiffeisen per vitin e pare dhe te dyte , ndersa viti i trete prane OTP  Bank në formularët përkatës online.


 

Shpërnda lajmin: