Njoftim administrativ për procesin e arkëtimit të të ardhurave nga tarifat e shkollimit për vitin akademik 2020-2021


Për të realizuar me efektivitet procesin e arkëtimit të të ardhurave nga tarifat e shkollimit, për vitin akademik 2020-2021, Ju rikujtojmë edhe një herë sqarimet e mëposhtme:

– Bazuar në: VKM nr.778, datë 26.12.2018 “Për një ndryshim dhe shtesë në Vendimin nr.288, datë 21.05.2018 “Për miratimin e kufirit maksimal të traifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në Institucionet publike të Arsimit të Lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, të ndryshuar, studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) te cilët kanë mesataren mbi 6 (gjashte) dhe kanë shlyer te gjitha detyrimet e vitit parardhes (viti i II-të dhe i III-të), do te paguajne 50% të tarifës, pra 15,000 lekë. Për studentët e vitit të I-rë dote merret parasysh lista e derguar nga Qendra e Sherbimeve Arsimore. Studentët qe e kane mesataren nen 6 (gjashte) do te paguajne tarife te plotë, 30,000 lekë bazuar ne piken 1/b të VKM-se se sipercituar.

 Studentët e Ciklit të Parë (Bachelor) të cilët i përkasin kategorive përjashtimore dhe janë me mesatare 9-10, sipas VKM nr. 779, datë 26.12.2018 “Për disa ndryshime në Vendimin nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit”, si dhe VKM nr.40, datë 23.01.2019 “ Për disa ndryshime dhe shtesa ne VKM nr.269, datë 29.03.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifat e shkollimit” nuk do të kryejnë asnjë pagesë për tarifën e shkollimit të vitit akademik 2019-2020.

– Studentët e Ciklit të Dytë të studimeve (Master Profesional dhe Master Shkencor) që i përkasin kategorive sociale në nevojë dhe janë me mesatare 9-10, të cilët përfitojnë 50 % ulje të tarifës së shkollimit do të paguajnë 30,000 lekë për studentët e Masterit Profesional dhe 37,500 lekë për studentët e Masterit Shkencor, sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”.

Studentët e Ciklit të dytë të studimeve  (Master Profesional dhe Master Shkencor) të cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë e studentëve që përfitojnë ulje të tarifës, sipas VKM nr. 780, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret për ulje të tarifës vjetore të studimit në programet e ciklit të dytë të studimeve, në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë”, do të paguajnë tarifën e shkollimit për vitin akademik 2019-2020:  60,000 lekë për studentët e Masterit Profesional dhe 75,000 lekë për studentët e Masterit Shkencor.

– Të gjithë studentët duhet të pajisen paraprakisht me faturën e arkëtimit, sipas Urdhrit Nr. 95, datë 11.11.2009 të Ministrisë së Financave, e cila pasi nënshkruhet nga Institucioni një kopje i dorëzohet studentit nga Sekretarja e Degës për të kryer veprimet në Alpha Bank. Paraqitja e faturës tatimore është kusht i domosdoshëm për veprimet në bankat e nivelit të dytë. Pagesa mund le kryhet, sipas deshires se studenteve, edhe prane zyrave te Postes Shqiptare sh.a dhe nje filial i ketij enti gjendet prane Godines “Liria”.

Afati përfundimtar i kryerjes se pageses se tarifes së shkollimil, do të jete deri në sezonin e provimeve të veres dhe në kete sezon nuk do të paraqiten ne procesverbalet e provimeve studentët qe nuk kane shlyer detyrimel e pageses per vitin akademik 2020-2021.

Të gjitha aktet ligjore që kanë lidhje me bursat e studentëve dhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2020-2021 janë në faqen zyrtare të FHF: www.fhf.edu.al, në Facebook-un zyrtar dhe në Monitorin e Informacionit.

Mandatet për kryerjen e pagesës sipas ciklit dhe vitit përkatësklikoni këtu…


 

Shpërnda lajmin: